Kombinimet e duhura të ngjyrës së buzëkuqit dhe bojëkuqit

  • 16 September 2019 - 08:28
Kombinimet e duhura të ngjyrës së buzëkuqit dhe bojëkuqit

Ju pëlqen të ndryshoni buzëkuqin tuaj, por gjithmonë e mbani të njëjtin bojëkuq? Na vjen keq t'ju themi, por gjithçka e bëni gabimisht. Përshtypja përfundimtare në masë të madhe varet prej nuancave që keni vënë në fytyrë, e mendimi juaj se si në buzë po ashtu edhe në faqe shkojnë mirë nuancat e njëjta.

Pikërisht gabimet e tilla ju bëjnë të dukeni të lodhura dhe komike apo në përgjumësi t'i ndryshoni linjat e fytyrës tuaj. Nëse dëshironi të dukeni mahnitshëm, atëherë respektojini këto rregulla: Buzëkuqi i kuq - mos e teproni me bojëkuq, vëni vetëm pak bronzues dhe "highlighter".

Buzëkuqi i portokalltë - krahas buzëkuqit me ngjyrë të portokalltë përshtaten mirë nuancat e buta ezmere apo të portokallta. Buzëkuqi me ngjyrë të pjeshkës - bojëkuqi pink përshtatet mjaft mirë me këtë ngjyrë të butë për buzë.

Buzëkuqi rozë i çelët - nuancat e portokallta dhe ezmere të bojëkuqit do të përshtaten për mrekulli. Buzëkuqi bezhë - me buzëkuqin me ngjyrë bezhë përshtaten të gjitha nuancat e bojëkuqit.

Buzëkuqi ngjyrë mishi - provoni nuancat e kuqe apo pink, kurrsesi të portokalltën. Buzëkuqi vjollcë - me këtë buzëkuq të fortë përshtaten mirë nuancat ezmere apo bojëkuqi i zjarrtë i portokalltë. Buzëkuqi me ngjyrë të verës së zezë - përmbajuni nuancave ezmere dhe një "highlighter"-i të mirë.

(Kosova Sot Online)