Si ta hiqni llakun kur keni mbetur pa aceton?

  • 17 September 2019 - 08:13
Si ta hiqni llakun kur keni mbetur pa aceton?

Me siguri ju ka ndodhur që të mbeteni pa aceton, pikërisht atëherë kur ju nevojitet. Në mënyrë që të mos dilni pa manikyr të rregulluar, ju sjellim disa fshehtësi të thjeshta, me ndihmën e të cilave do ta hiqni llakun nga thonjtë edhe atëherë kur nuk keni aceton. Edhe pse janë efikase, këto mënyra nuk do të duhej t'i përsërisnit shpesh.

LLAKU PËR THONJ

Vendosni një shtresë të llakut të njëjtë, të cilin tashmë e keni në thonj. Prisni 10 deri 15 sekonda dhe me një pjesë peshqiri e fshini llakun. Me siguri se këtë mënyrë do të duhet ta përsëritni dy apo tri herë për ta hequr llakun në përgjithësi. Nëse keni përdorur llak të errët, kur ta largoni shumicën e llakut nga thoi, më së miri është të vendosni llak neutral dhe ta fshini.

DEODORANTI

Vëni pak deodorant në thonj, prisni 10 deri 15 sekonda, dhe me një pjesë peshqiri filloni ta fshini llakun. Me siguri se nuk do t'ia dilni ta fshini të tërin në tentimin e parë, prandaj në thonj vendosni përsëri pak deodorant dhe kështu bëni derisa ta fshini llakun në tërësi.

PARFUMI

Në situata urgjente do t'ju ndihmojë edhe parfumi. Pak parfum vendosni në një pjesë të peshqirit dhe me ndihmën e tij e hiqni llakun.

(Kosova Sot Online)