Kthehen sërish trendët e viteve të '90-ta

  • 17 September 2019 - 18:01
Kthehen sërish trendët e viteve të '90-ta

Nuk ka asnjë dyshim që historia shumë shpesh përsëritet, e kjo gjë vlen edhe për trendët e bukurisë. Këtë më së miri e dëshmojnë trendët e mëposhtëm të bukurisë, të cilët janë kthyer në skenë pas shumë vitesh.



BUZËT NGJYRË VISHNJE

Buzët ngjyrë vishnje kanë qenë në modë në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa ato mund të shihen shumë shpesh edhe gjatë ditëve të sotme. 

BISHTALECAT E VEGJËL

Bishtalecat e vegjël janë një mënyrë shumë e mirë për ta bërë më interesant stilin e flokëve, ndërsa gjëja më e mirë është që ato kurrë nuk dalin prej mode.

XHAKETA PREJ LËKURE

Fakti që ka bërë që xhaketat prej lëkure të qëndrojnë në modë stoikisht, tash e një kohë të gjatë është që ato mund të vishen përgjatë tri stinëve të vitit, ndërsa më e mira është që mund të kombinohen me veshje të ndryshme.

GRIMI ME SHKËLQIM

Përdorimi i grimit me shkëlqim tash e një kohë të gjatë është rikthyer në skenë, pasi që çdo ditë e më shumë yjet, sikurse edhe femrat e zakonshme, shfaqen me grim të tillë. Ky lloj grimi ka qenë njëri ndër trendët më të mëdhenj në vitet e '90-ta.

FUSTANI ME LULE

Fustani me lule duket se kurrë nuk do të dalë nga moda. Së fundmi, fustanet e tilla kanë filluar të shihen shumë shpesh nëpër revytë e modës.

KËMISHA ME KUTI

Këmisha me kuti, që ka qenë në modë në vitet e '90-ta, po shihet përsëri kudo nëpër rrugë, duke sinjalizuar kështu rikthimin e këtij trendi.

NGJYROSJA E PJESSHME E FLOKËVE

Ngjyrosja e pjesshme e flokëve me ngjyrë rozë të çelur ka qenë gjithashtu një trend shumë i madh gjatë viteve të '90-ta. Ndërsa, së fundmi, ne kemi qenë dëshmitarë kur yjet kanë provuar

ZBULIMI I STOMAKUT

Kostumet dypjesëshe, të cilat shfaqin stomakun, janë veshur shumë nga femrat e viteve të '90-ta, ndërsa ky trend po duket se do të kthehet përsëri, duke zënë vend nëpër qilimat e kuq dhe nëpër ceremonitë e tjera.

XHAKETA PREJ XHINSI

Çka do të bënin femrat e viteve të '90-ta, nëse në atë kohë nuk do të ishte i popullarizuar trendi i këtyre xhaketave? Me siguri do ta kishin jetën shumë më të vështirë, gjë që e dëshmon edhe rikthimi i këtij trendi, plot njëzet vite më vonë.

QAFORJA E NGUSHTË

Kjo lloj qaforeje ishte zhdukur për më shumë se njëzet vite, pasi që pas fillimit të viteve të '90-ta nuk është se ka gjetur përdorim të madh. Mirëpo, të famshmet e Hollivudit po përkujdesen për rikthimin e këtij trendi.

(Kosova Sot Online)