Këta tre përbërës bllokojnë poret dhe krijojnë puçrra

  • 18 September 2019 - 08:23
Këta tre përbërës bllokojnë poret dhe krijojnë puçrra

Tashmë dihet që kremrat ushqyese, të rënda dhe të trasha, janë zgjedhje e keqe për lëkurën e yndyrshme dhe problematike. Por, në kutitë tuaja të grimit, me siguri ekzistojnë edhe disa prodhime me të cilat, pa vetëdijen tuaj, e përkeqësoni gjendjen e lëkurës tuaj. Nëse keni probleme me puçrrat, aknet, poret e mbyllura, shmangini këta përbërës:

ALKOOLI

Megjithëse në shumë produkte për lëkurën problematike gjendet alkooli, ekspertët pohojnë që personat me probleme, që shfaqen shkaku i poreve të mbyllura, gjithsesi duhet t'i shmangin. Alkooli i thanë lëkurën që rezulton me sekretimin e sebumit, që ndikon në mbylljen e poreve. Porosi: Përdorni produkte të buta për pastrimin e fytyrës që nuk përmban alkool.

VAJI I KOKOSIT

Vajin e kokosit shumë femra e përdorin në flokë, lëkurë dhe trup, por për një lëkurë problematike kurrsesi nuk sugjerohet sepse bllokon poret. Më mirë do të ishte ta përdorni në ushqim, përderisa gjithsesi edhe në këtë mënyrë do t'i kontribuonte shëndetit dhe dukjes tuaj.

ALGAT

Produktet me alga tingëllojnë shëruese dhe të buta, por, na besoni, nuk janë aspak të përshtatshme për lëkurën me njolla dhe pore të bllokuara, sepse situata vetëm sa do të përkeqësohet. Lexojeni mirë deklaratën e prodhimit dhe shmangni produktet me mbishkrimet "Ascophyllum" dhe "Ulva lactuca".

(Kosova Sot Online)