Ja si mund ta përmirësoni grimin tuaj, pa shpenzuar kohë dhe para

  • 18 September 2019 - 16:36
Ja si mund ta përmirësoni grimin tuaj, pa shpenzuar kohë dhe para

Për disa vajza është më të vërtetë vështirë të gjenden arsyet pse grimi i tyre nuk është kurrë në nivelin e dëshirueshëm, megjithatë nuk ka femër në botë që nuk do të donte t'i dinte këto arsye dhe më pas të punonte menjëherë në përmirësimin e grimit. Më poshtë mund t'i gjeni disa nga këshillat për përmirësimin e grimit tuaj .

1. KUSHTOJINI RËNDËSI BAZËS!

Baza është njëra nga pjesët më të rëndësishme të grimit tuaj, pasi që, nëse baza nuk është në përputhje me nuancat e lëkurës, atëherë do të ballafaqoheni me një sërë problemesh, gjatë aplikimi.

2. FORMËSONI VETULLAT!

Rregullimi i vetullave luan një rol shumë të madh në formësimin e fytyrës suaj. Pasi që t'i keni pastruar vetullat, duke larguar qimet e panevojshme, do të jetë shumë më e lehtë për ju që t'i mbushni ato, për të fituar vetulla më të formësuara.

3. PËRDORIMI I DREJTË I THEKSUESIT

Theksuesi është shumë i rëndësishëm pasi që e çon grimin në një nivel të ri! Përdorimi i drejtë i theksuesit mund t'ju ndihmojë në krijimin e një sërë iluzionesh optike, të cilat bëjnë që të dukeni shumë më tërheqëse.

4. "LINER"-i I BUZËVE

Buzëkuqi dhe shkëlqyesi duken bukur edhe kur përdoren si të vetme, mirëpo kur ja shtojmë edhe "liner"-in e buzëve, për t'i kufizuar ato, arrihet perfeksioni. Sigurohuni që kufizuesi i buzëve të ketë nuancë të njëjtë me buzëkuqin tuaj.

5. KOMBINIMI I DUHUR

Njëri nga gabimet më të shpeshta gjatë aplikimit të grimit është përdorimi i bazës me nuancë të gabuar. Kjo pasi që është shumë e vështirë që të gjendet nuanca, e cila i përshtatet më së shumti lëkurës suaj, për të evituar përzgjedhjen e gabuar, provoni disa nuanca bazash para se të vendosni për njërën.

6. KUJDESI NDAJ LËKURËS

Disa njerëz nuk janë në dijeni të faktit që kujdesi ndaj lëkurës luan një rol shumë të rëndësishëm në aplikimin e rregullt të grimit. Pastrimi i vazhdueshëm i fytyrës dhe kujdesi për lëkurën e bëjnë diferencën në raste të tilla. Grimi juaj do të aplikohet me më shumë lehtësi në rastet kur ju keni më pak pore, puçrra dhe kur keni lëkurë më të butë. Largojeni grimin natën, përdorni zbutës dhe pastrojeni shpesh lëkurën, nëse dëshironi të keni lëkurë më të shëndoshë dhe rrjedhimisht grim më të mirë.

7. PËRDORNI NGJYRAT E DUHURA TË GRIMIT!

Përveç nuancave të bazës është shumë e rëndësishme ta bëni përzgjedhjen e duhur edhe kur vjen puna te pjesët e tjera të grimit. Përzgjedhja e nuancave të përshtatshme mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në theksimin e pjesëve tërheqëse të fytyrës suaj. Nëse i keni sy të mbylltë, kërkoni ngjyra më të ngrohta.

8. "SA MË PAK, AQ MË MIRË"

Një tjetër rregull shumë i rëndësishëm për aplikimin e grimit është përdorimi i paktë i tij. Përdorimi i tepërt i grimit mund të bëjë ta fshihni bukurinë tuaj natyrale. Poenta e përdorimit të grimit është që ta theksojë bukurinë tuaj, e jo ta krijojë atë!

9. GRIMI I VEÇANTË

E fundit për nga radha, mirëpo kurrsesi edhe për nga rëndësia, është përdorimi i një grimi të veçantë, i cili vendoset në lëkurë para bazës dhe i shërben grimit për t'u vendosur më lehtë në lëkurë. Ky lloj kremi mund të gjendet lehtë nëpër farmaci dhe është shumë i rëndësishëm, nëse jeni duke kërkuar që grimi juaj të duket më bukur.

(Kosova Sot Online)