Fitnesi për lëkurën e fytyrës suaj: Ushtrimet fshijnë rrudhat dhe ofrojnë shkëlqim

  • 19 September 2019 - 17:09
Fitnesi për lëkurën e fytyrës suaj: Ushtrimet fshijnë rrudhat dhe ofrojnë shkëlqim

Përmes ushtrimeve të rregullta përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe depërtimi i oksigjenit që lëkurës ia kthen freskinë, e njëherësh i forcon edhe muskujt, për ç’arsye fytyra juaj duket edhe më e shtrënguar.

 Ushtrimet për fytyrë

Ushtrimet ndryshojnë trupin dhe dukjen e fytyrës suaj, duke e shtrënguar atë, duke hekurosur rrudhat dhe duke forcuar muskujt. Me kalimin e viteve, fytyra humbet kolagjenin, duke shkaktuar lëshimin e fytyrës, por këtë mund ta shmangni me ushtrime të thjeshta, të cilat do ta definojnë fytyrën tuaj. Muskujt e fytyrës sillen njëjtë sikurse muskujt e dorës apo të këmbëve, prandaj sa më të fortë që janë edhe lëkura duket më e shtrënguar, thekson ekspertja për fitnes të fytyrës Julie Lindh, transmeton Kosova Sot Online. 

Lëkura duket më e freskët dhe më me shkëlqim

Ushtrimi i rregullt i muskujve të fytyrës forcon qarkullimin e gjakut, e me këtë edhe depërtimin e oksigjenit, prandaj lëkura duket më e freskët dhe më me shkëlqim. Me trajtim të përditshëm mund të definohen dhe të theksohen linjat e fytyrës, sidomos në mollëza kur së pari vërehen shenjat e plakjes. Ushtrimet duhet përsëritur tri herë në ditë - tri herë në javë.

Goja e peshkut

Tërhiqni mollëzat ngjashëm sikurse peshku, e po ashtu provoni të qeshni sa më shumë që mundeni. Këtë pozë ta mbani për rreth 10 sekonda. Këtë e bëni tri herë.

Ushtrimi i puthjeve

Tërhiqeni kokën nga prapa dhe bëni thuajse po puthni dikë. T’i mbani buzët në atë pozitë për rreth 10 sekonda. Ushtrimin sugjerohet ta përsërisni tri herë në ditë.

Ushtrimi i fishkëllimës

Gojën ta hapni në formë të shkronjës "O" thuajse dëshironi të fishkëlleni. Ta mbani atë pozë dhe provoni të qeshni në atë mënyrë sa më fort që të mundeni. Qëndroni ashtu për 10 sekonda dhe mund të relaksoheni  dhe përsëri ushtrimin ta bëni tri herë. Pas kësaj përsërisni gjithçka nga fillimi.

Relaksimi zbut dhimbjet

Ngjashëm sikurse edhe te ushtrimet e zakonshme, muskujt do të ndiejnë dhimbje, prandaj është mjaft me rëndësi që gjatë ushtrimeve ta relaksoni fytyrën. Me rëndësi është që të gjeni kohë për fitnesin kushtuar fytyrës, sugjeron Lindh.

(Kosova Sot Online)