Sekrete të lira dhe të thjeshta të bukurisë

  • 20 September 2019 - 09:12
Sekrete të lira dhe të thjeshta të bukurisë

Për çdo problem estetik dhe kozmetik, ekzistojnë shumë zgjidhje në formë të preparateve të llojllojshme kozmetike, por nuk është e tepërt ta dimë edhe ndonjë këshillë të bukurisë me preparatet e shtëpisë J ua sjellim shtatë sekrete të thjeshta, të cilat janë sa praktike, po aq edhe efikase. Provojini!

1. Përdoreni mjaltin në vend të maskës për fytyrë. Mjalti ka një veprim të fuqishëm antibakterial, prandaj preferohet tek aknet dhe puçrrat. Lyejeni fytyrën me mjaltë dhe lëreni që të qëndrojë 10 minuta. Më pas shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë.

2. Zbardhni dhëmbët me sodë të bukës. Përziejeni atë me pastë të dhëmbëve.

3. Në vend të shkumës për rroje, përdoreni regjeneruesin e flokëve, i cili e hidraton lëkurën dhe i bën qimet më të buta, kështu që edhe depilimi është më i lehtë.

4. Përtërini thonjtë me lëng të limonit. Nëse në thonj keni njolla të shëmtuara për shkak të përdorimit të tepërt të llakut, atëherë ata mund t'i fërkoni me limon.

5. Përdoreni portokallin për zbutjen e lëkurës në bërryla dhe thembra, si dhe për pilingun e tërë trupit. Thartira dhe vitamina C që gjenden në portokaj, janë të mrekullueshme për largimin e qelizave të vdekura dhe për përtëritjen e lëkurës. Thjesht, e preni portokallin dhe fërkohuni me copat e tij.



6. Preparatet kozmetike mbani në frigorifer. Natyrisht, jo të gjitha, por llakun e thonjve, lapsat për sy, "eyeliner"-ët dhe buzëkuqtë mund t'i mbani në të ftohtë. Llaku do t'ju qëndrojë më gjatë, kurse lapsi i syve dhe buzëve do të jenë më të fortë, duke bërë vija më të mprehta me ta.

(Kosova Sot Online)