Ilaçi natyral kundër rënies së flokëve

  • 22 September 2019 - 08:28
Ilaçi natyral kundër rënies së flokëve

I laçi kundër rënies së flokëve fshihet pikërisht në ushqimet e shëndetshme që i përdorim për çdo ditë. Maskat nga tharmi i bukës u përgjigjen të gjitha llojeve të flokëve dhe janë të pazëvendësueshme në luftën kundër humbjes së flokëve dhe rritjen e shpejtë të tyre.

Sidomos vëmendje duhet të kenë personat të cilët kanë sëmundje që lidhen për rritjen e flokëve. Pos kësaj, duke përdorur maskën nga tharmi i bukës në mënyrë të suksesshme do të hiqni qafe zbokthin. Por, zbatimi i procedurave për përmirësimin e flokëve duhet të bëhet në mënyrë sistematike, e jo "kohë pas kohe". Si masë parandaluese dhe rritje të shpejtë të flokëve, maska nga tharmi i bukës përdoret një herë në javë, në kohëzgjatje prej 10-15 procedurave.

Më pas bëni një pauzë prej tre muajve dhe sipas nevojës mund ta përsëritni. Nëse për qëllim keni shërimin e flokëve - ripërtëritje dhe forcim të strukturës së flokëve të dëmtuar, maska në bazë të tharmit të bukës duhet përdorur dy herë në javë, në kohëzgjatje prej 6-8 javë.

Sipas nevojës, procedurën ta përsëritni për tre muaj. PËRGATITJA: Në 1 lugë të supës me qumësht të ngrohtë tretni 1 lugë të kafesë mjaltë apo sheqer, shtoni 20 gr tharmë buke. E lini në vend të ngrohtë që të fermentohet (rritet), për 15-20 minuta. Më pas shtoni të kuqtë e një veze. I bashkoni mirë krejt komponentët. Masën e fituar e vendosni në flokë të pastër, të lagura. Kokën e mbuloni me një qese najloni dhe një peshqir.

E lini në kokë ashtu për 50-60 minuta (më së paku), më pas flokët i pastroni me ujë dhe me pak balsam. Maska të tilla kërkojnë mbulesë (peshqir, kapelë) që të krijohen kushte për rritjen e kolonive të kërpudhave të tharmit. Me rritjen e tyre, shtohet përqendrimi i proteinave, vitaminave dhe mineraleve, që depërtojnë në folikulat e qimeve. Aroma, të cilën do ta ndjeni gjatë kohës së efektit të maskës, shfaqet pas pastrimit të flokëve, kur flokët në përgjithësi thahen.

(Kosova Sot Online)