Këshilla të bukurisë për vjeshtë nga profesionisti i grimit

  • 22 September 2019 - 17:42
Këshilla të bukurisë për vjeshtë nga profesionisti i grimit

Sa herë që keni nevojë për këshilla, vendi më i përshtatshëm për t’u drejtuar është te profesionisti. Më poshtë mund t’i gjeni këshillat e artistit të famshëm të grimit, Blair Patterson, i cili ka punuar me një sërë të famshme. Ai i ka shpjeguar trendët më të mëdhenj të grimit, bashkë me produktet që duhet t’i kenë të gjitha femrat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çka është trend e çka jo?

Disa nga trendët më të mëdhenj nuk përbëjnë ndonjë risi: buzët e kuqe me shkëlqim, vetullat e mbushura dhe lëkura e thjeshtë (as me shumë shkëlqim, e as tërësisht mat). “Nëse diçka duket bukur në fytyrën tuaj, pse të ndaloni së përdoruri. Është shumë e rëndësishme që të jeni në hap me modën, mirëpo nuk është e thënë t’i lini gjërat që i doni. Ndërsa, kur është puna te trendët e rinj, mbani në mend që praktika e sjell më të mirën”, ka thënë Patterson.

Trendët befasuese të kësaj vjeshte

Sytë “smokey” me ngjyrë të gjelbër

Kjo vjeshtë është  tëra për sytë e mëdhenj e të hijezuar. Për ta arritur një dukje të tillë, vendosni ‘eyeliner’ të bardhë në linjën e qerpikëve apo fshehës me nuanca të çelëta në bazë, për të zbutur pigmentet, pastaj përdorni hijezuesin. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një stil elegant i syve “smokey”.

“Eyeliner”-i i shprishur

“Eyeliner”-i të cilin keni pasur mundësi ta shihni nëpër revytë e modës, për këtë vjeshtë, nuk ka qenë i përkryer, thotë Patterson. Për ta arritur këtë dukje, duhet ta vendosni vëmendjen pak përmbi ose nën linjën natyrale të qerpikëve, duke lejuar që të shihet një pjesë e lëkurës. 

Tri gabimet më të mëdha të grimit

-Patterson-i beson që rutina nganjëherë di të jetë gabimi më i madh. “Provoni gjërat e reja. Gjithmonë mund t’i provoni gjërat që ndiheni rehat në to, mirëpo duke provuar diçka të re, gjithmonë ekziston mundësia që do të befasoheni për të mirë”.

-Femrat shumë shpesh harrojnë të krijojnë balancën në mes të syve dhe buzëve. “Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen te buzët, sytë duhet të jenë të thjeshtë dhe anasjelltas”, rekomandon Patterson-i. Për më tepër, artisti rekomandon përdorimin e një sasie më të vogël të “eyeliner”-it dhe bazës. “Provoni me pak, pastaj shtoni varësisht sa keni nevojë”.

- Përfundimisht, mos harroni t’i kushtoni rëndësi vetullave. “Është shumë e rëndësishme t’u kushtohet rëndësi vetullave, pasi që ato formësojnë gjithë fytyrën”.

Dy produktet që duhet t’i ketë çdo femër

Buzëkuqi i fuqishëm

“Çdo femër ka nevojë për një buzëkuq të fuqishëm, për situatat emergjente të cilat kanë nevojë për vetëbesim mbinjerëzor”.

Fshehësi në formë të lëngët

“Puna ime nuk mund të mbijetojë pa këtë produkt. Unë e përdori fshehësin (rregulluesin e grimit) të paktën pesë herë brenda një grimi. Thjesht, është e pamundur të funksionoj pa të”.

Gjëja që duhet ta dinë të gjitha femrat

“Gjëja më e rëndësishme, të cilën duhet ta kenë në mendje të gjitha femrat anembanë, që përdorimi i risive është shumë i rëndësishëm, andaj edhe krijoni shprehinë e sjelljes së risive, të paktën çdo javë”. 

(Kosova Sot Online)