Tri mënyra për t'i theksuar vetullat

  • 24 September 2019 - 08:10
Tri mënyra për t'i theksuar vetullat

dura sa hap e mbyll sytë theksojnë sytë tuaj. Por, me këtë zbukurim të lindur janë të bekuara vetëm një numër i vogël i femrave. Nëse edhe ju dëshironi ta theksoni bukurinë tuaj me volum të pasur, atëherë përcillni këto tri këshilla, që për një çast do të theksojë vetullat tuaja.

LAPSI

Lapsi është mënyra më e lehtë që vetullave t'ju dhuroni volum. Por, për të qenë të sigurt se kjo do të zgjasë më tepër, me rëndësi është ta gjeni të duhurin. Lapsi për vetulla duhet të jetë i thatë dhe i fortë. Lapsat e yndyrshëm, si ata që përdoren për sy, nuk do të përshtaten me qimet tuaja natyrale dhe shpejt do të përshkëllihet. Më lëvizje të shkurta, në drejtimin e rritjes së tyre natyrale, vizatoni vetullat tuaja dhe njëherësh përmbushni zbrazëtirat brenda dukjes natyrale të vetullave. Në fund me një krehër në anën tjetër i krihni ato, në mënyrë që lëvizjet të përshtaten me qimet.

HIJET

Ngjashëm sikurse edhe hijet për sy, pigmenti në pluhur, i cili i është dedikuar nuancave të vetullave është zgjidhje e përsosur për theksimin e këtij detaji të rëndësishëm në fytyrë. Por, hijet për vetulla dhe hijet për sy nuk janë e njëjta gjë. Pigmenti për vetulla përmban nuancat e hirit, tonet pa shkëlqim, të cilat lehtë mund të përshtaten me ngjyrën e qimeve të vetullave dhe me këtë do të duken krejt natyrale. Në një hapësirë të hollë, ngjashëm sikurse të buzëkuqit, vendosni pak hije, e dridhni apo e fryni pak në mënyrë që të largoni disa grimca shtesë dhe me lëvizje të lehta në drejtimin, në të cilin janë qimet e vetullave, e vendosni dhe mbushni hapësirat boshe për ta theksuar dukjen natyrale të vetullave.

TUSH PËR SY

Falë kokrrave të vogla, hijet në formë të lëngshme për vetulla ndikojnë që ato të duken shumë natyrale. Por, pos në formën pluhur, mund ta vendosni edhe në formën e tushit për sy. Ekzistojnë hije për vetulla për vendosje të lëngshme dhe të tharë, por vënien mund ta bëni me cilindo. Në këtë mënyrë vetullat mund t'i vizatoni në mënyrë shumë precize dhe të duken shumë natyrale. Në një enë vendosni disa pika ujë. Në ujë shtoni një shtresë të hollë dhe me të mblidhni kokrrat e hijes. Në dorë apo në enë përzieni pigmentin dhe ujin kështu që kur ta vendosni në lëkurë të fitoni një masë të trashë sikurse tushi. Kur ta keni fituar nuancën e dëshiruar dhe trashësinë, tushin vendoseni në drejtimin nga rriten qimet e vetullave, me lëvizje të lehta, duke mbushur hapësirat e zbrazëta. Kjo mënyrë është një detaj i lehtë, por për vendosjen dhe aplikimin e tij nevojitet pak praktikë.

(Kosova Sot Online)