Pse gratë e shëndosha janë krenare për trupin e tyre?

  • 25 September 2019 - 11:16
Pse gratë e shëndosha janë krenare për trupin e tyre?

“Unë kam qenë e shëndoshë që prej vogëlisë. Kur isha 10 vjeç, u diagnostikova me një tiroide nënvepruese, kështu që çdo vit kam vënë peshë më shumë. Unë kam qenë gjithmonë aktive, kështu që ishte e çuditshme. Vendosa të mbaj dietë të fortë dhe u dobësova por nuk ndihesha më e bukur dhe nuk isha më e lumtur përkundrazi. Ndaj dhe vendosa ta pranoj dhe ta dua veten kështu si unë jam.”

COURTNEY, 24, GRIMSBY
 

Image

"Unë e dua mënyrën sesi dukem dhe ndjehem, sepse thjesht jam rehat. Nuk ndjehem ndryshe nga askush tjetër. Zgjohem dhe e shoh veten si njeri krejt normal. Mos u ndikoni nga ai person që është gjithmonë duke demoralizuar dikë, ose gjithmonë duke gjykuar, sepse ka edhe ai të metat e tij. Të gjithë kanë gjëra për të cilat duhet të punojnë ”.

ENAM, 23, BIRMINGHAM
 

Image

"Njerëzit mendojnë se të qenit e shëndoshë është faji ynë. E di që jam një qenie njerëzore e denjë. Dhe nuk ka asnjë lidhje me peshën time.

Unë e di se trupi im është frika më e madhe e disa njerëzve, dhe përballja me të është e pakëndshme. Unë mendoj se kjo i frikëson njerëzit që mendojnë se mund të ekzistosh në një mënyrë që nuk është në normat e krijuara nga shoqëria”.

MERCEDEZ, 28 VJEC, LONDON

Image


(Kosova Sot Online)