Keni probleme me lëkurën e thatë: zgjidheni përmes recetave natyrale!

  • 26 September 2019 - 15:11
Keni probleme me lëkurën e thatë: zgjidheni përmes recetave natyrale!

Dimri po toket në derë, e kjo do të thotë erë, temperatura të ulëta dhe rroba të trasha. Të gjitha këto kushte mund ta intensifikojnë lëkurën e thatë. Po ashtu, gjatë dimrit shfaqet një ndjenjë e pakëndshme, prandaj për këtë arsye duhet kushtuar më shumë vëmendje. Nuk keni nevojë për preparate të shtrenjta.

SODË BIKARBONI Soda e bikarbonat është në majën e listës të ilaçeve më efektive për trajtimin e lëkurës së thatë, e cila djeg. Nëse ndjeni shtrëngim dhe djegie apo të kruara, përgatitni një banjë të ngrohtë, në të cilën do të shtoni një gotë sodë bikarboni. Qëndroni jo më gjatë se 30 minuta, më pas fshini lëkurën me një peshqir të butë apo le të thahet lëkura vetvetiu.

TËRSHËRA Pos se është zgjedhje e shkëlqyeshme për kafjall, tërshëra është përbërës i rëndësishëm për kujdesin e lëkurës. Është i pasur me vitamina E, antioksidues dhe materie kundër inflamacioneve, që zbutin thatësinë dhe irritimin e lëkurës. Një gotë të bluar të tërshërës e shtoni në banjën me vaskën.

VAJI I KOKOSIT

Pos në kuzhinë, përdorimi i vajit të kokosit gjithnjë e më shumë po bëhet më popullor në kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës. Marrë parasysh se është i pasur me aminoacide, është i përsosur për kthimin e lagështisë së lëkurës. Më së miri është ta përdorni pas pastrimit, sepse lëkura atëherë e absorbon më së miri.

QUMËSHTI Ngjashëm sikurse edhe aloe vera, edhe qumështi përmban substanca kundër inflamacioneve, të cilat e qetësojnë lëkurën e thatë dhe të irrituar. Pos kësaj, acidet nga qumështi largojnë qelizat e vdekura nga lëkura dhe ndihmojnë ta ruajë lagështinë. Vendoseni një peshqir në qumësht të ftohtë dhe ta vendosni në hapësirat ku lëkura është e thatë dhe e lini të qëndrojë 5-7 minuta e më pas e shpëlani me ujë të vakët.

MJALTI Mjalti është njëri ndër hidratuesit më të mirë për shërimin e lëkurës së thatë, e cila ka skuqje dhe të kruara. Është i pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale, e po ashtu edhe përbërës kundër mikrobeve dhe posedon aftësinë e ruajtjes së lagështisë në lëkurë. Nëse luftoni lëkurën e thatë, e cila djeg, vendosni mjaltin në këto hapësira 10-15 minuta para se të bëni dush. Po ashtu, mjaltin mund ta përzieni me vaj ulliri dhe dyllë të shkrirë.

(Kosova Sot Online)