Këshilla bukurie për femrat me flokë të errët

  • 28 September 2019 - 09:15
Këshilla bukurie për femrat me flokë të errët

Nëse jeni brune apo keni flokë të zinj, ju sigurisht pëlqeni të gjeni këshilla bukurie që përshtaten me ngjyrën e flokëve tuaj. Pas të gjithave, biondet janë bërë aq të shpeshta sa këshillat e bukurisë për brune vështirë të gjenden.

PËRSHTATNI TENIN E LËKURËS!

Në shumicën e rasteve femrat me flokë të errët kanë lëkurë me ten pak më të errët, kështu që duhet pasur kujdes, kur të zgjidhni tenin e bazës dhe sherkut për lëkurën tuaj. Nëse zgjidhni një ngjyrë tepër të hapur, rrezikoni të dukeni shumë e 'shpëlarë' dhe e zbrazët.

PËRDORNI DY NGJYRA!

Nëse keni ngjyrë të errët të flokëve, atëherë mund të eksperimentoni duke theksuar vetëm disa fije me ngjyrë më të hapur. Për ta arritur këtë, duhet gjithsesi të këshilloheni me një profesionist dhe të kujdeseni që të mos i lejoni rrënjët të rriten së tepërmi, duke lënë ngjyrën e re të dalë në sipërfaqe.

PROVOJENI TRENDIN 'OMBRE'!

Flokëve tuaj, aksesorët me ngjyrë të hapur janë shumë të preferuar për të shtuar pikë në pamjen tuaj. Përdorni hijet e ngjyrës së kaltër, të gjelbër dhe të purpurt, pastaj të kuqe apo rozë. Të gjitha këto ngjyra kombinohen mirë me flokët tuaj.

PËRDORNI GRIM ME NGJYRË TË ZEZË!

Natyrisht jo gjithandej, pddor është këshilluar nga artistët e grimit që nëse keni sy dhe flokë të errët, të përdorni llajner me ngjyrë të zezë dhe maskarë me të njëjtën ngjyrë, sepse në këtë mënyrë theksoni ngjyrën e syve dhe flokëve tuaj.

PROVONI BALLUKET!

Ne i adhurojmë balluket, për shkak se nëse keni flokë me ngjyrë të errët ato ju japin një pamje më dramatike. Nëse dëshironi që pamja juaj të jetë më unike, kërkoni që balluket t'i preni në vijë të drejtë mbi vetulla. Do të vëreni përmirësim në pamjen tuaj dhe do të pranoni shumë komplimente.

PËRDORNI AKSESORË!

Pa marrë parasysh ngjyrën e flokëve tuaj, aksesorët me ngjyrë të hapur janë shumë të preferuar për të shtuar pikë në pamjen tuaj. Përdorni hijet e ngjyrës së kaltër, të gjelbër dhe të purpurt, pastaj të kuqe apo rozë. Të gjitha këto ngjyra kombinohen mirë me flokët tuaj.

EKSPERIMENTONI ME TË KUQEN!

Brunet gjithmonë kanë pëlqyer që të eksperimentojnë me të kuqen, pasi që është shumë afër ngjyrës së tyre natyrale, por ua jep një pamje më vibrante. Mund të përdorni të kuqen vetëm për të theksuar disa fije, në mënyrë që të ndryshoni paksa pamjen tuaj.

(Kosova Sot Online)