Dëshironi që sytë e juaj të shkëlqejnë, atherë ndiqni këto këshilla

  • 29 September 2019 - 17:34
Dëshironi që sytë e juaj të shkëlqejnë, atherë ndiqni këto këshilla

Është e mundur të mbani shkëlqimin e syve dhe t’i bëni të duken të shëndetshëm nëpërmjet ushqimit të duhur dhe një jete të disiplinuar. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve. Vitamina C, E, A dhe zinku ndihmojnë në uljen e problemeve të syrit me 35%.

Kështu që bëni mirë të merrni antioksidantët e duhur nëpërmjet një diete të balancuar dhe të shumëllojshme.

Ushqimet që duhet të konsumoni:
1. Frutat: sidomos ato të pasura me vitaminë C (portokalle, mango dhe luleshtrydhe)
2. Perimet: karotat dhe spinaqi janë të pasura me vitaminë A
3. Gjeli i detit, pula dhe kosi përmbajnë shumë zink
4. Vitamina E gjendet me shumicë te lajthitë dhe farat e lulediellit

Këshillat që duhet të ndiqni për të pasur sy të shëndetshëm:
1.Përpiquni të flini minimumi 8 orë gjatë natës
2.Bëni stërvitje rregullisht për të ndihmuar gjakun të qarkullojë. Në këtë mënyrë sytë tuaj do të kenë mjaftueshëm oksigjen
3.Pini 8 gota ujë në ditë
4.Mos i fërkoni sytë
5.Mbroni sytë nga dielli me syze të errëta.

(Kosova Sot Online)