Qumështi i rëndomtë për pastrimin e fytyrës

  • 30 September 2019 - 08:53
Qumështi i rëndomtë për pastrimin e fytyrës

Një preparat efikas për pastrimin e fytyrës do ta gjeni në kuzhinën tuaj. Gjithçka që ju duhet është një copë pambuk apo një "jastëk" pambuku, të cilin duhet ta zhytni në qumësht të rëndomtë dhe ta pastroni fytyrën. Qumështi i pastron mirë poret dhe e largon papastërtinë të cilën ju nuk mund ta shihni.

Një preparat tjetër për pastrim është edhe vaji i bajameve, i cili është sidomos i përshtatshëm për pastrimin e lëkurës së ndjeshme dhe të pjesës rreth syve. Pas pastrimit me qumësht apo me vaj të bajameve, fytyrën duhet shpëlarë me ujë dhe duhet vazhduar me një kujdes normal, të cilin e praktikoni rëndom.

(Kosova Sot Online)