6 këshilla për kujdesin ndaj lëkurës gjatë ciklit menstrual

  • 03 October 2019 - 08:15
6 këshilla për kujdesin ndaj lëkurës gjatë ciklit menstrual

A e dini se lëkura kërkon kujdes të posaçëm gjatë "atyre" ditëve? Me siguri se edhe ju jeni të vetëdijshme se paraprakisht ndodh diçka, por edhe pas ciklit menstrual. Ju sjellim disa këshilla si të përkujdesuni për lëkurën gjatë asaj periudhe kohore.

PILULAT KONTRACEPTIVE

Me rëndësi është të theksoni që, nëse përdorni këto pilula, me siguri se nuk do të keni probleme me lëkurën. Dihet se ato qetësojnë lëkurën dhe zvogëlojnë shfaqjen e yndyrës. Përdorini për pakësimin e puçrrave dhe sugjerohen kur ilaçet e tjera "dështojnë". 

KREMI HIDRATUES PËR FYTYRË



Një nga këshillat më të mira është se duhet pasur kujdes që lëkurën ta ushqeni gjithmonë. Ekspertët theksojnë se në periudhën e ciklit menstrual, lëkura bëhet më e thatë dhe ka nevojë që t'i vendosni krem hidratues. 

PILINGU

Bëni rregullisht piling, në mënyrë që ta largoni shtresën e thatë të lëkurës dhe fytyrës t'ia ktheni shkëlqimin. Më këtë mënyrë do të dukeni më mirë, por njëkohësisht edhe do të ndiheni të relaksuara, sidomos gjatë kësaj periudhe kohore, kur keni nevojë të jeni të relaksuar.

KTHENI FYTYRËS SHKËLQIMIN NATYRAL

Gjatë kësaj periudhe kohore, gjatë ciklit menstrual, fytyra zakonisht humb ngjyrën natyrale dhe shkëlqimin. Kjo ndodh, pasi që atëherë zvogëlohet niveli i estrogjenit, kështu që fytyra bëhet më e zbehtë dhe më e tharë. Zgjidheni këtë problem estetik, duke përdorur grim apo kremra me efekt shkëlqyes. 

PASTROJENI FYTYRËN ME ACID SALICILIK!

Me siguri se keni mbetur të habitur kur keni shikuar se duhet ta pastroni fytyrën me acid. Por, jo të gjitha acidet janë të dëmshme për fytyrë. Në fakt, prodhimet që në vete i mban acidi salicilik janë zgjedhje e shkëlqyeshme për largimin e lëkurës së tharë. Po ashtu, ky acid parandalon mbylljen e poreve, ndihmon në luftën kundër akneve dhe puçrrave dhe zvogëlon skuqjen në lëkurë. 

KTHENI FYTYRËS SHKËLQIMIN NATYRAL

Gjatë kësaj periudhe kohore, gjatë ciklit menstrual, fytyra zakonisht humb ngjyrën natyrale dhe shkëlqimin. Kjo ndodh, pasi që atëherë zvogëlohet niveli i estrogjenit, kështu që fytyra bëhet më e zbehtë dhe më e tharë. Zgjidheni këtë problem estetik, duke përdorur grim apo kremra me efekt shkëlqyes. 

KINI DURIM!

Nëse dëshironi që fytyra juaj gjithmonë të duket e përsosur, atëherë gjithmonë duhet të përkujdesuni për të. Kujdes në ushqim, gjithmonë hiqeni grimin kur shkoni në shtrat për gjumë dhe lëkurën ushqejeni me kremra që i përgjigjen llojit tuaj të lëkurës. 

(Kosova Sot Online)