Kush e tha që xhinset janë zgjedhje ekskluzive vetëm e stinëve të ngrohta?

  • 04 tetor 2019 - 12:12
Kush e tha që xhinset janë zgjedhje ekskluzive vetëm e stinëve të ngrohta?

Vjeshta, por edhe dimri mund të jenë sezonet ideale kur ju mund të vishni xhinse, sigurisht nëse zgjidhni të duhurat!

Këto xhinse që ne do ju propozojmë mund të vishen gjatë sezonit vjeshtë/dimër 2019-2020, por edhe pranverë/verë 2020! Janë pjesë e linjës Conscious dhe janë pambuk 99%.

Xhinse me bel të lartë, xhepa të përparmë të mëdhenj të përshkruar me qepje simetrike, me hapësirën e duhur për të futur duart në to.

Këto xhinse janë ideale për tu veshur gjatë sezonit të ftohtë me një palë çizme, ose mund të kombinohen si me palltot e gjata dhe me xhaketat e rënda.

Bëni një zgjedhje të qartë dhe klasike, duke e ditur që në blerjet tuaja ju mund të përfshini nuancat e blusë së errët, bezhës së lehtë, kremit, etj. Xhinset janë pambuku dhe janë të afta për t’u kombinuar me çdo veshje tjetër tuajën.

Filloni me një triko shumëngjyrëshe sipër, një rrip në mes dhe keni një super stil. Jepini këtyre xhinseve pa kohë, atë që meritojnë dhe ju do të dukeni super elegante në çdo stinë! 

(Kosova Sot Online)