Si të keni këmbë me shkëlqim pas depilimit

  • 07 October 2019 - 08:58
Si të keni këmbë me shkëlqim pas depilimit

Për shumicën e femrave rruajtja e këmbëve është mundim i madh, të cilën duan ta shmangin sa më shpesh që është e mundshme BËNI PILING! Para se të filloni diçka tjetër, përdorni pilingun tuaj të preferuar, sepse nëse hiqni qafe qelizat e vdekura para rruajtjes, rrugës do të hiqni edhe qimet më të imëta, të cilat fshihen nën sipërfaqen e lëkurës, kështu që do t'i hiqni qafe qimet e padëshiruara.

PËRDORINI MJETET E DUHURA!

Kur ta përzgjidhni zhiletin, mundohuni që ta zgjidhni më të mirin, që më së miri i përshtatet llojit të lëkurës tuaj. Për shembull, nëse keni lëkurë të tharë, gjithsesi përdoreni atë me shirit për hidratim shtesë. Me rëndësi është t'i rruani qimet sa më afër lëkurës, sepse këmbët më gjatë do të jenë të buta.

PËRDORENI POZITËN NGA LART!

Fillojani nga nyja e këmbës dhe vazhdoni lart, në anën e kundërt të rritjes së qimeve. Kjo taktikë ju mundëson t'i rruani këmbët sa më afër lëkurës dhe ju ofron më shumë kohë derisa të shfaqen të rejat.

VENDOSNI LOSION HIDRATUES PAS RRUAJTJES!

Pasi të keni dalë nga vaska, lyeni këmbët me losion ose qumësht për trup, derisa lëkura është e lagët. Kjo ju mban lëkurën të butë dhe qimet edhe më të buta.

(Kosova Sot Online)