Pesë mite për kujdesin ndaj lëkurës gjatë stinës së dimrit

  • 08 October 2019 - 09:20
Pesë mite për kujdesin ndaj lëkurës gjatë stinës së dimrit

Me ardhjen e ditëve të ftohta, nuk është vetëm gardëroba ajo që duhet të ndryshojë. Pasi që, edhe rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të pësojë disa ndryshime, në mënyrë që ne të jemi të mbrojtur kundrejt kohës më të ftohtë. Mirëpo, para se të fiksoheni pas ndryshimeve të tërësishme, mbani në mendje disa mite për kujdes ndaj lëkurës, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse komplikojnë procesin e transformimit.

MIT: SA MË I TRASHË TË JETË KREMI, AQ MË MIRË HIDRATOHENI Fakt: "Niveli i përqendrimit të kremit nuk është domosdoshmërisht i lidhur me hidratim më të mirë. Mbidoza e kremit në fakt mund të bllokojë një sasi të madhe të qelizave të vdekura, duke bërë që lëkura juaj të duket më e yndyrshme. Andaj, është shumë më e përshtatshme të përdorni një shtresë serum para se të aplikoni kremin", ka thënë eksperti i grimit.

MIT: DUSHI I NXEHTË NDIKON NË ZBUTJEN E LËKURËS Fakt: Përdorimi i ujit të nxehtë me temperaturë më të lartë se 98.6 gradë celsius shkakton zgjerim të enëve të gjakut. Pasi që të gjithë e dimë që shmangia e dushit të nxehtë në këtë periudhë të vitit është pothuajse e pamundur, rekomandohet një dush më i shkurtër, mundësisht më pak se pesë minuta kohë qëndrimi në kontakt me ujin e nxehtë.

MIT: NXEHTËSIA BRENDA DHOMËS SHKAKTON THATËSINË DIMËRORE Fakt: Nuk kemi të bëjmë me nxehtësinë, mirëpo me lagështinë në ajër. Ajri më i ngrohtë zakonisht ka një nivel më të lartë të lagështisë, në krahasim me ajrin më të ftohtë. Pra, ajri më i nxehtë, e thith lagështinë më shpejt sesa ajri më i ftohtë.

MIT: AJRI I FRESKËT I JEP SHKËLQIM LËKURËS Fakt: Në fakt, shkëlqimi që duket se e merr lëkura nga ajri i freskët gjatë stinës së dimrit nuk është gjë tjetër veçse kapilarë të çarë në mollëza. Për më tepër, ky ajër ndikon edhe në skuqjen e përhershme të mollëzave, mirëpo, skuqja nuk shkaktohet nga shëndeti, mirëpo nga të çarat e kapilarëve.

MIT: LËKURA E YNDYRSHME NUK KA NEVOJË PËR ZBUTËS Fakt: Koha e ftohtë dhe klima e thatë ndikon në të gjitha llojet e lëkurës. Lëkura e yndyrshme nuk është imune, andaj duhet të përdorni zbutës edhe nëse keni lëkurë të tillë. Për më tepër, gjatë stinës së dimrit është më shumë se e rëndësishme gjatë stinës së dimrit.

(Kosova Sot Online)