Disa ide kombinimesh, se si të vishemi bukur në vjeshtë

  • 09 October 2019 - 16:11
Disa ide kombinimesh, se si të vishemi bukur në vjeshtë

Xhaketa, funde stofi, e çizme kashmiri, stina e vjeshtës është një sezon i ndritur për modën, ndaj nuk mund të bëni gabimin e të mos e shfrytëzoni këtë fakt!

Gardëroba e kësaj periudhe është tejet e pasur dhe sipas temperaturave ju mund të kombinoni veshjet e verës me ato të dimrit, të pranverës me të vjeshtës dhe në fund rezultati të jetë mahnitës.

Këmishat e xhinsit mund t’i vishni me një pulovër sipër dhe një fund të ngushtë pas trupi. Materiali i stofit do të rrijë shumë mirë me këpucët kastori ashtu si çizmet e sheshta me pantallonat e lëkurës!

Ja disa kombinime që nuk duhen humbur!

(Kosova Sot Onlinne)