Kjo është metoda aziatike e kujdesit ndaj lëkurës që ju garanton rini të përhershme

  • 11 tetor 2019 - 20:22
Kjo është metoda aziatike e kujdesit ndaj lëkurës që ju garanton rini të përhershme

Shumë vajza dhe gra në botë tashmë dalin nëpër rrugë me shirita me ngjyrë që kanë mbështjellë këmbët, shpatullat, krahët, disa i kanë në qafë, e në fytyrë. Gjithçka bëhet për të relaksuar dhe stimuluar muskujt, për t'i rehabilituar ata pas ndonjë lodhje të madhe ose stresi dhe duket se kjo është filozofia më e re estetike e kujdesit ndaj lëkurës. Fillesat i ka në pjesën aziatike të botës, ndërsa tendenca po përhapet bindshëm edhe në Europë.

Këto shirita quhen Face Taping, janë elastikë dhe me ngjyra. Ngjiten në lëkurën e fytyrës dhe qafës, përgjatë rrudhave apo zonave më të plakura në fytyrën dhe trupin tuaj. Në Azi kjo metodë po ekspozohet me lehtësi dhe njerëzit nuk kanë kurrëfarë ndrojtjeje që të shfaqen me to nëpër rrugë. 

Nga Azia në Perëndim

Face Taping është shumë i njohur në Korenë e Jugut, ku të rinjtë dhe të rejat ecin nëpër rrugë me fytyrat e fashuara me këto shirita me ngjyra të ndezura. Gjatë kohës që ata kryejnë aktivitetet e tyre të ditës, shiritat veprojnë mbi lëkurën dhe muskujt tuaj duke i tendosur ato. Nga Azia, gjithçka po përhapet shumë shpejt edhe në Europë.

Reagimet

Tufat e shiritave ngjiten kryesisht tek pjesa e qafës dhe dekoltesë, por ato mund të përdoren edhe tek kofshët, barku apo vithet tuaja. Reagimet në rrjetet sociale janë të shumta sepse kjo shihet nga interesi i madh që kanë treguar sidomos blogerët e famshëm dhe ekspertët e lëkurës. Ndryshe kjo konsiderohet si "prekja estetike e përsosur e fytyrës dhe qafës", sipas mjekëve estetistë dhe dermatologëve. Guruja Fumiko Takatsu i kombinon ato me "joga-n e fytyrës" dhe kupat me efekt çlirues, siç propozohet në klubet e fitnesit aziatik.

Kjo metodë e re estetike e kujdesit ndaj lëkurës, ju garanton rininë e përhershme!

(Kosova Sot Online)