Si t’i mbijetoni një përndjekësi?

  • 12 tetor 2019 - 13:11
Si t’i mbijetoni një përndjekësi?

Nëse keni probleme që ju shkakton dikush që ju ndjek vazhdimisht, duke u shfaqur papritmas në vende të ndryshme, duke ju dërguar një tufë me e-maile apo mesazhe, duke ju nisur objekte ofenduese apo shqetësuese me postë, duke ju lënë mesazhe telefonike kërcënuese apo të dhunshme e kështu me radhë, atëherë mund të ndodhë që keni problem me një stalker të mundshëm.

Arsyet për të cilat ky person ju përndjek mund të jenë të ndryshme. Ja disa prej tyre, të cilat duhet t’i mbani parasysh për të mbrojtur sigurinë tuaj dhe për të shpëtuar nga kjo sjellje e bezdisshme.

1.Bëni të mundur që refuzimet romantike apo sociale të jenë të qarta.

Të përgjigjeni me ko mente si: “nuk jam e interesuar për një marrëdhënie apo të jem mikesha juaj në këtë moment” apo “po dal me dikë tjetër” mund ta bëjë personin tjetër që të besojë se keni nevojë të dilni me të apo të jeni mikesha e tij, nëse do të ishte momenti i duhur apo nëse do të vazhdonte të këmbëngulte për të arritur këtë rezultat.

2.Paralajmëroheni qartë ngacmuesin.

Shpjegojini përndjekësit me sa më pak fjalë që nuk është i mirëpritur nga ju. Flisni hapur e qartë: “Mos më kërkoni më!”. Mos u përfshini në debate të gjata me të. Mos iu përgjigjni me çfarëdolloj komunikimi tjetër me të, të paktën derisa të bindeni se sjellja juaj do t’i japë fund sjelljes së tij. Qëllimi juaj është që ta informoni se veprimet e tij përfaqësojnë për ju një ngacmim dhe paralajmërojeni se nuk duhet të komunikojë më me ju. Ajo që do të thoni, duhet të jetë e besueshme. Mund të paraqitet mundësia që ngacmuesi të ndalë veprimet e tij. Më pas tregohuni të kujdesshëm dhe mbani shënim se kur dhe si ia keni dhënë këtë paralajmërim dhe bashkojini me ngjarjet në vazhdim.

3.Injorojini dhe mos iu përgjigjuni tentativave të mëtejshme të ndërveprimit me të.

Përndjekësi juaj mund t’ju mërzisë me qëllim me komente provokuese nëse afrohet me ju ose mund të përdorë mesazhe me këtë qëllim. Çfarëdolloj përgjigjeje, edhe negative, nuk bën gjë tjetër veçse ushqen bindjen e tij se mund t’ju “fitojë”. Jini të fortë dhe vazhdoni ta refuzoni duke mos iu përgjigjur asnjë lloj ngacmimi nga ana e tij. Mos u përgjigjni. Injoroni vetëm komentet, përndryshe do të lini gjithmonë një hapësirë për të.

4.Asnjëherë mos u mundoni të arsyetoni me një përndjekës.

As mos u mundoni që ta qetësoni. Kjo gjë vetëm sa forcon idenë se taktikat e tij po funksionojnë.

MBRONI PRIVATËSINË TUAJ NË RRJETET SOCIALE

1.Ndryshoni informacionet tuaja, duke përfshirë edhe adresat e-mail dhe numrat e telefonit. Kjo do t’ia bëjë edhe më të vështirë përndjekësit që t’ju telefonojë apo t’ju nisë mesazhe.

2.Një tjetër zgjidhje është që të merrni një numër të ri telefoni dhe të hapni një adresë të re e-mail. Jepjani këto kontakte vetëm njerëzve të besuar dhe bëni të mundur që numri dhe llogaria e postës elektronike të refuzojnë automatikisht mesazhet e përndjekësit. Për një ngacmues jo të dhunshëm, mundësia për të lënë mesazhe mund ta kënaqë dhe mosrefuzimi e shtyn të ndërveprojë në jetën e vërtetë. Mund të përdorni këto komunikime si prova nëse vendosni ta denonconi. Në qoftë se nuk ndiheni mirë duke dëgjuar apo lexuar mesazhe, kërkojini një miku apo një pjesëtari të besuar të familjes t’i regjistrojë ato apo t’i ruajë në vendin tuaj.

3.Bëni të mundur që adresa juaj të jetë private. Mundohuni të keni një kuti postare nëse ju shqetëson fakti që dikush mund të marrë me lehtësi informacionet tuaja personale. Caktoni një sistem të bazuar mbi kode të vështira për t’u gjetur. Evitoni sa më shumë të mundeni që të mos jeni viktimë përndjekjeje edhe në internet. Kjo do të parandalojë që përndjekësi t’ju përgjojë dhe të kuptojë se ku jeni dhe çfarë po bëni. Sigurohuni që të bëni të mundur që të gjitha informacionet në rrjetet sociale të jenë private dhe bëni çdo gjë të mundur që të bllokoni përndjekësin që të mos ketë mundësi të marrë informacion mbi të dhënat tuaja.

4.Hiqni detajet tuaja (emrin, numrin e telefonit dhe adresën) nga lista telefonike. Kontaktoni shërbimin telefonik dhe kërkojini që të dhënat tuaja të mos bëhen publike. Kërkoni emrin tuaj në internet për të parë nëse ka ende diçka në rrjet që mund të përdoret nga përndjekësi. Veç kësaj, sigurohuni që të dhënat tuaja në profilin në Facebook të jenë të fshira dhe që të mos i hapë dot kushdo. Nëse keni dyshime, verifikojeni nga llogaria e një personi tek i cili keni besim. E njëjta gjë vlen edhe për profilet në rrjetet e tjera sociale si Skype, Twitter etj.

(Kosova Sot Online)