Mund të përfundonte në tragjedi! Lulet e dasmës së Meghan Markle kanë vënë në rrezik jetën e Princeshës Charlotte

  • 13 tetor 2019 - 12:53
Mund të përfundonte në tragjedi! Lulet e dasmës së Meghan Markle kanë vënë në rrezik jetën e Princeshës Charlotte

Ndonëse ka kaluar një vit nga dasma e tyre, në media vazhdon ende të komentohet çdo detaj i saj. Së fundmi ekspertët kanë treguar për “Express.co.uk” se lumet që kishte zgjedhur Meghan për të mbajtur vajzat e vogla në kokë ishin të rrezikshme.

Kurorat ishin të përbëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus dhe cuscus. Zambaku i lugjeve është një bimë shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën e një personi. Sipas “Express” kjo lule është shumë e bukur dhe ka një aromë të këndshme, por në të njëjtën kohë është mjaft e rrezikshme.

Duke qenë se të gjitha shoqërueset e Meghan ishin shumë të vogla në moshë, mund të kishin ngrënë diçka nga kjo lule, sepse fëmijët gjithmonë janë kuriozë të provojnë edhe gjërat të reja. Më e rrezikuara ka qenë Princesha Charlotte, e cila njihet si më çamarrokja e familjes mbretërore.

(Kosova Sot Online)