Aknet, shkaku i hormoneve dhe kremrave kundër plakjes

  • 14 tetor 2019 - 09:02
Aknet, shkaku i hormoneve dhe kremrave kundër plakjes

Një e katërta e femrave në të 40-at dhe 15 për qind në të 50-at kanë probleme me aknet, e fajtorë janë hormonet. Në moshën e mesme ndryshon ekuilibri hormonal që shkakton puçrra të dhimbshme. Me kalimin e viteve femrat gjithnjë e më pak prodhojnë estrogjen që për funksion ka rregullimin e testosteroneve. Testosteroni nxit sekretimin e tepërt të vajrave natyrale. Aknet janë pasojë e lyerjes së tepërt të lëkurës dhe poreve të mbyllura. Poret mund të infektohen me baktere që ushqehen me vaj natyral që rezulton me proceset infektuese.

BAKTERET NGA PESHQIRËT E USHTRIMEVE

Dermatologët pajtohen se, përveç hormoneve, sabotues të lëkurës së bukur fshihen në rrethin tonë. Kështu, peshqirët për joga dhe fitnes mund të shkaktojnë puçrra, sidomos në shpinë dhe gjoks. Bakteret lehtë përcillen në trup duke shkaktuar puçrra. Sugjerohet që para përdorimit t'i fshini dhe t'i pastroni mirë.

ZGJEDHJA E GABUAR E SHAMPOS SHKAKTON PROBLEME

Shampot dhe regjeneruesit trashin cilësinë e vajit dhe po ashtu shkaktojnë akne. Mund të shkaktojnë sekretimin e vajit nga flokët në ballë dhe në atë pjesë të fytyrës me pore mund të krijohen baktere që shkaktojnë akne, shkaktojnë dermatologët. Sugjerohet që të shmangni preparate në bazë të vajit të kokosit, sepse mund të mbyllin poret. MST/ Cilësia e preparateve kundër plakjes, fajtor për puçrrat Vënia e preparateve të tilla në bazë të vajit të bademit dhe vajit të farave të rrushit shkakton aknet e dhimbshme. Këta përbërës bllokojnë poret që mundësojnë përhapjen e shpejtë të baktereve, e me vetë këtë edhe proceset infektuese. Më së miri është ta shmangni edhe gjalpin e kakaos, por edhe kremrat e losioneve ju dhurojnë cilësinë e kremrave.

PRODHIMET E QUMËSHTIT SHKAKTOJNË AKNET

Edhe pse acidet e qumështit pastrojnë lëkurën dhe ndikojnë sikurse piling, konsumimi i qumështit sipas një numri të madh të dermatologëve ndërlidhet me aknet. Studimet kanë vërtetuar që femrat, të cilat çdo ditë i kishin konsumuar dy gota me qumësht, për 22 për qind ishin më shumë të rrezikuara prej akneve. Pikërisht për këtë arsye sugjerohet që nga ushqimi të largoni prodhimet e qumështit për dy javë, për të konstatuar nëse shkaktojnë akne apo jo.

PASTRIMI I ASHPËR FORCON INFEKSIONET

Edhe pse pastrimi i thellë duket si zgjedhja më e mirë në largimin e akneve, në fakt kjo vetëm sa e përkeqëson situatën. Pastrimi i shpeshtë dhe i ashpër hap shtresa të thella nën lëkurë dhe i bën më të prira për t'u prekur nga bakteret.

(Kosova Sot Online)