Gjashtë fshehtësi gjeniale me "eyeliner" që duhet ditur

  • 15 tetor 2019 - 09:10
Gjashtë fshehtësi gjeniale me

FORMONI EFEKTIN "SMOKY EYES" ME HIJEN PËR SY!

Shumica e lapsave "eyeliner" në vete posedon "gomë", e cila shërben për efektin "smoky eyes". Mirëpo, në këtë mënyrë nuk do ta arrini efektin e duhur. Në vend të "gomës" merrni hijen për sy në ngjyrë të "eyliner"-it. Vendoseni ashtu që me brushë ta vendosni hijen mbi tashmë "eyeliner"-in e vendosur. "Smoky eyes" i krijuar në këtë mënyrë do të jetë më efektiv dhe më jetëgjatë.

NGROHNI LAPSIN "EYELINER"!

Problemi është se sa herë që vendosni lapsin "eyeliner" keni ndjenjën se me letër grithëse po kaloni mbi kapakë. Rregullojeni kështu: ngroheni lapsin "eyeliner" për disa sekonda me tharësen e flokëve. Në këtë mënyrë, lapsi do të zbutet dhe më lehtë do ta vendosni në sy.

MASKARA SI "EYELINER"

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë që të jeni për ngut dhe e kuptoni se keni mbetur pa "eyeliner", mos humbni nervat. Në vend të saj përdoreni maskarën, sepse me ndihmën e saj mund të nxirrni linjat ngjashëm sikurse me "eyeliner". Me maskarë tërhiqni linjën sa më afër qerpikëve. Përdoreni brushën në mënyrë që ta fshini pjesën e maskarës që ka kaluar në kapakët e syve. Në këtë mënyrë do të formoni efektin e përsosur "smoky eyes".

FILLONI NGA PJESA E JASHTME E SYRIT!

Nëse dëshironi që "eyeliner"-i të duket sa më natyral, filloni vënien prej pjesës së jashtme të syrit drejt pjesës së brendshme. Kështu do të mund të nxirrni "eyeliner"-in në mënyrën që ju përgjigjet syve tuaj.

LAPSI SI BAZË PËR "EYELINER" TË LËNGSHËM

Nëse ende nuk jeni të kujdesshëm gjatë vënies së "eyeliner"-it të lëngshëm, shërbehuni me një fshehtësi: gjatë linjës së qerpikëve së pari vëni lapsin për sy, e më pas e trashni me "eyeliner" të lëngshëm.

PËRDORNI KARTELËN E KREDITIT!

Nxjerrja e linjës së barabartë është e vështirë. Nëse nuk dëshironi të shpenzoni kohë për vizatimin e 'syve të maces', përdorni kartelën e kreditit. Kartelën vendoseni nën pjesën e jashtme të syrit dhe me 'eyeliner" tërhiqni linjën drejt vetullave.

(Kosova Sot Online)