Ja simund t'ia zgjatni jetën ngjyrës së flokëve

  • 17 October 2019 - 08:53
Ja simund t'ia zgjatni jetën ngjyrës së flokëve

Shumica e femrave harxhojnë shumë para për ngjyrosjen e flokëve të tyre, mirëpo pa e shijuar mirë dukjen e re, ngjyra fillon të venitet dhe si rrjedhojë shfaqen shenjat e zhgënjimit. Mirëpo, ju nuk keni pse të zhgënjeheni, pasi që edhe ngjyrat me të lira të flokëve do të zgjasin shumë më tepër, nëse ju ndiqni këshillat e mëposhtme.

RUAJUNI NGA KLORI DHE DIELLI!

Ruani flokët nga dielli dhe klori. Sa herë që ekspozoheni ndaj diellit, përdorni sprej për mbrojtjen e flokëve. Zakonisht, produktet për mbrojtje nga rrezet e diellit përmbajnë sasi të mëdha të vajit të lulediellit, duke u sjellë përfitime edhe më të mëdha flokëve.

SHMANGNI NXEHTËSINË!

Edhe shmangia e përdorimit të pajisjeve që lirojnë nxehtësi ndikojnë në jetëgjatësinë e ngjyrës së flokëve, sidomos në javën e parë pasi t'i keni ngjyrosur flokët. Tharëset e flokëve dhe drejtueset që kanë nevojë për nxehtësi, janë shkatërruesit me të mëdhenj të ngjyrës së flokëve.

SHMANGNI PASTRIMIN PËR SA MË GJATË TË KENI MUNDËSI!

Një gjë që doemos duhet ta mbani në mendje është që sa më rrallë t'i pastroni flokët, aq më gjatë do të zgjasë ngjyra. Ndërsa, stilistet e famshme rekomandojnë që pasi t'i keni ngjyrosur flokët t'i mos i pastroni për të paktën 24 deri në 48 orë.

PROVONI FILTRIN NË DUSH!

I nstalimi i filtrit në dushin tuaj do t'ju ndihmojë që t'i mbani larg kemikalet, klorin dhe mineralet tjera. Uji që përmban këta përbërës shkatërron shumë më shpejt ngjyrën e flokëve, duke ua larguar yndyrën natyrale.

PËRGATITINI FLOKËT PARA SE T'I NGJYROSNI!

Një ose dy ditë para se t'i ngjyrosni flokët, trajtojini ata me shampon special, që u ndihmon në largimin e mbetjeve potenciale nga llaku apo produktet tjera, që i keni përdorur paraprakisht. Largimi i këtyre mbetjeve bën që flokët të jenë më të pastra, duke absorbuar më mirë ngjyrën e re. 

SA MË PAK MASKA TË FLOKËVE

Ndonëse maskat e flokëve janë shumë të rëndësishme për shëndetin e tyre para se t'i ngjyrosni, pasi të keni ndryshuar ngjyrën e flokëve, maskat mund t'i dëmtojnë shumë flokët tuaj. Maskat e flokëve janë të dizajnuara në atë mënyrë që t'i trajtojnë flokët në thellësi, andaj nëse sapo i keni ngjyrosur flokët, këta përbërës mund ta shkatërrojnë ngjyrën e re.

(Kosova Sot Online)