Nuk do të mundeni pa këtë truk: Si të zvogëloni hundën përmes grimit

  • 18 October 2019 - 22:57
Nuk do të mundeni pa këtë truk: Si të zvogëloni hundën përmes grimit

Të gjitha femrat nuk janë të kënaqura me formën dhe madhësinë e hundës së tyre

Natyrisht, problemi mund të zgjidhet me metodat e kirurgjisë plastike, mirëpo në shumicën e rasteve të përmirësoni defektet e vogla nuk është shumë e vështirë dhe kjo mund të arrihet me aplikimin e drejtë të kozmetikës.

Mendoni se si dëshironi që vizualisht të zvogëloni hundën me grim. Për ta përmirësuar formën e hundës ju janë të nevojshme mjete të caktuara kozmetike:

ë baza – sa më afër ngjyrës së lëkurës;
ë pudër e shndritshme – 0.5-1 ton i shndritshëm nga baza;
ë pudra e errët – 0.5 – 1 më i errët se toni kryesor.

Kur përdorni tone të ndryshme pudre, është e domosdoshme të keni parasysh këto karakteristika:

Nuanca më e shndritshme vizualisht do të rrisë zonën e caktuar;

Nuanca e errët bën zonat e zgjedhura vizualisht më të vogla;

Linja vertikale në hundë do të bëjë që hunda të duket më e ngushtë dhe më e gjatë, ndërkaq linja horizontale do ta bëjë zonën e zgjedhur më të gjerë;

Fokusohuni në pjesët e tjera të fytyrës (sy dhe buzë), sepse ndihmojnë që të largohet vëmendja nga hunda.

Si të zvogëlohet hunda e gjerë me grim?

Tërhiqni dy linja vertikale nga ana e hundës me pudër më të errët apo përdorni pudër më të errët pluhur të cilën me brushë do ta qitni nga pjesa e brendshme e vetullave deri në majë të hundës dhe me kujdes përhapeni anash. 

Linjat do të duhej të jenë të rrafshëta dhe të lëmuara. Më së miri është të përdorni brushën me skaje të pjerrëta.

Në qendër të hundës vendosni linjë vertikale në ton të shndritshëm, në mënyrë që të arrini gjerësinë e caktuar të hundës.

Si të zvogëloni hundën e gjatë me grim?

Nëse hunda juaj nuk është vetëm e gjatë por edhe e ngushtë, përdorni bazë më të shndritshme në linjën horizontale.

Errësoni majën e hundës, ndërkaq nëse hunda është shumë e hollë, është e mundshme ta përkufizoni vetëm majën duke e errësuar, derisa në pjesën tjetër të hundës përdorni ngjyrën bazë.

Si ta zvogëloni hundën e rrumbullakët me grim?

Për të përmirësuar vizualisht këtë formë të hundës, zakonisht kombinohen dy teknika të mëparshme.

Toni i shndritshëm përdoret në pjesën qendrore të hundës, para se të arrini deri te maja, pastaj përdorni ton vertikalisht më të errët.

Tonet e errëta përdoren në majë të hundës, në të dyja anët, deri te skaji i vetullave.

(Kosova Sot Online)