Shtoni volumin e qerpikëve me pudër të fëmijëve!

  • 20 October 2019 - 08:48
Shtoni volumin e qerpikëve me pudër të fëmijëve!

Kur përgatiteni për një ngjarje të madhe dhe të rëndësishme, si ndejë, martesë apo pritja e Vitit të Ri, nuk mund të mbështeteni te qerpikët artificialë, nëse dëshironi që me dukjen tuaj "t'i rrëzoni përtokë". Andaj, për ju kemi zbuluar një fshehtësi - pa qerpikë artificialë, ngjitës. Dendësinë e qerpikëve tuaj mund ta shtoni edhe me pudër të foshnjave. Pos tij, ju nevojitet vetëm lakuesi për qerpikë, një shkop për vesh dhe natyrisht maskara.

1. Për fillim, dhurojuni qerpikëve tuaj 'formën' duke përdorur lakuesin. Kapni qerpikët që nga rrënja dhe i mbani ashtu për së paku tetë sekonda. Kështu do të arrini formën ideale.

2. Vendosni ngadalë një apo dy shtresa me maskarë, po ashtu nga rrënja e qerpikëve.

3. Shkopin që i pastroni veshët e vendosni në pudrën e fëmijëve dhe e vendosni në qerpikë, dhe nga ana e jashtme dhe nga ana e brendshme. Mundohuni që qerpikët tuaj të jenë të mbuluar me pudër, nga të gjitha anët.

4. Vendosni edhe një shtresë të maskarës mbi pudër, nga rrënjët deri te majat. Do ta vëreni se me këtë rast qerpikët tuaj do të jenë më të gjatë dhe më të trashë - pa asnjë ndihmë artificiale.

(Kosova Sot Online)