Ilaç shtëpiak kundër zbokthit

  • 21 October 2019 - 09:22
Ilaç shtëpiak kundër zbokthit

Zbokthi është njëri ndër problemet më të shpeshta të flokëve. Ja si ta hiqni qafe atë në mënyrë të natyrshme Lyejeni flokët me vajin e ullirit dhe lëreni që të qëndrojë gjatë natës. Lani flokët me ndonjë shampo të butë bimore. Kjo nuk do t'ju ndihmojë vetëm në largimin e zbokthit, por edhe që ta largoni sasinë e tepërt të yndyrës, nga e cila edhe krijohet zbokthi.

Po ashtu, mund të shtoni edhe lëng limoni, të cilin e përzieni me vaj para se ta fërkoni kokën. Me përmbajtjen e lartë të thartirës, limoni është i mrekullueshëm për largimin e zbokthit. Zhyteni rozmarinën në ujë të nxehtë dhe shfrytëzojeni atë për shpëlarjen e flokëve pas trajtimit me vaj dhe shampo. Po ashtu, për shpëlarje mund ta përdorni edhe uthullën. Mendohet se edhe vezët janë efikase për largimin e zbokthit. Tundni dy vezë në një enë dhe përzieni ato me ujë. Vendoseni këtë masë në kokë dha mbajeni 20 minuta para se ta shpëlani me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)