Këto vajza janë të reja në moshë, por flokët e tyre janë thinjur para kohe

  • 21 October 2019 - 11:51
 Këto vajza janë të reja në moshë, por flokët e tyre janë thinjur para kohe

Kur fillojnë thinjat e para në flokë, kthehen në shqetësim për të gjithë vajza dhe djem. Por ka persona që thinjen shumë herët e madje thuajse plotësisht.

Një lëvizje globale e kohëve të fundit ka për synim të nxisë të gjitha vajzat e reja që ta pranojnë veten ashtu si janë edhe nëse flokët e tyre janë kthyer thuajse plotësisht në gri.

Koleksioni i fotografive, i vendosur së bashku nga grupi i komunitetit Grombre në Instagram , i grave në të gjithë botën, synon të dëshmojë se flokët e thinjur janë vërtet të bukur e madje edhe frymëzues. 

Në mesin e pamjeve është një grua 27-vjeçare e cila u kthye në një adoleshente të thinjur kur ishte vetëm 17 vjeçe dhe një tjetër që kishte vite që i lyente flokët me këna para se të vendoste përfundimisht të pranonte veten ashtu si ishte dhe të shfaqej kudo me thinjat e saj.

Më poshtë janë të gjitha gratë e reja në moshë që kanë vendosur të pranojnë veten si janë edhe pse me thinja.

(Kosova Sot Online)