Që sot e tutje, kurrë mos flini më me flokë të lagura

  • 21 October 2019 - 15:43
Që sot e tutje, kurrë mos flini më me flokë të lagura

Të flesh apo jo me flokë të lagur? Fillimisht, le t’i themi disa gjëra hapur. Ka disa arsye pse ka mendime të përbashkëta pse nuk duhet të flesh me flokë të lagur.

Për fillestarët, argumenti është që kur flokët janë të lagur, majat e tyre mund të thyhen. Po ashtu, nëse fle me flokë të lagur dhe i ke të lidhur shumë fort, kjo mund të shkaktojë rënie flokësh.



Askush nuk dëshiron këtë, ashtu si askush nuk dëshiron dëmtime të tjera të flokëve apo të merret me flokun me minuta të tëra në mëngjes.

Megjithatë ka një mënyrë tjetër që mund ta përdorësh. Nëse fle me flokë të lagur, por në mënyrën e duhur. Cila është? Fli duke i mbajtur flokët të lëshuar, në mënyrë që t’u krijosh sa më shumë ajër për t’u tharë.

Gjithashtu, çelësi është produkti që ke përdorur në flokë! Pa shampon apo kremrat e nevojshëm për tipin e flokëve, natyrisht flokët do të jenë më të rriskuar ndaj dëmeve, majave të thyera, prishjes së kaçurrelave apo edhe rënies.

(Kosova Sot Online)