Maska mrekullibërëse me pantenol

  • 21 October 2019 - 17:34
Maska mrekullibërëse me pantenol

Kjo maskë ndikon që flokët të rriten më shpejt sesa ndonjëherë më parë dhe të largohen rrudhat nga fytyra P ër shkak të efekteve të tij të mrekullueshme, pantenoli mund të gjendet thuajse në të gjitha preparatet kozmetike. Është përbërës i shpeshtë i shampove dhe balsameve për flokë, si dhe i një numri të madh të produkteve për lëkurë, meqë e hidraton atë. Gjendet edhe në ngjyrat e flokëve, në produktet për pastrimin e fytyrës, etj.

FLOKËT E SHËNDETSHME DHE PANTENOLI

Pantenoli i bën mirë lëkurës së kokës, e me këtë forcon edhe rrënjët e flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Pantenoli stimulon ndarjen e qelizave dhe ndihmon procesin natyror të rigjenerimit të lëkurës. Ai mund të fërkohet në lëkurën e kokës para se të bini në gjumë, e mund të spërkatet edhe në tërë gjatësinë e flokëve. Pantenoli duhet të ruhet në shishen e tij origjinale. Maska e flokëve që përmban pantenol, mund të përgatitet në këtë mënyrë: Përbërësit: - të kuqtë e vezës; - vaji i ricinit; - disa pika tretësirë të pantenolit; - 50 ml pikë të lëngut të hithit. Nga përbërësit e përmendur duhet përgatitur një masë homogjene dhe të këtillën ta veni në flokë, të cilat më pas i mbështillni me qese të plastikës, apo peshqir. I lini ashtu për dy orë, e më pas i lani ato me ujë të vakët.

PANTENOLI DHE LËKURA E FYTYRËS

Pantenoli është i dobishëm edhe kundër rrudhave. Ja receta: - vaji i kokosit; - pantenoli si krem. Këta dy përbërës vihen veç e veç. Së pari duhet pastruar fytyrën nga i tërë grimi, e më pas të lahet dhe teret fytyra. Në tërë fytyrën së pari vihet vaji i kokosit, e më pas vetëm në hapësirën rreth syve dhe gojës vendoset edhe krema e pantenolit. Lëreni që të veprojë gjatë tërë natës.

KREMI ME PANTENOL KUNDËR RRUDHAVE:

- 1 të kuq të vezës; - 2 lugë çaji vazelinë të barnatores; - 1 lugë mjaltë; - 1 lugë vaj ulliri; - 1 lugë pantenol krem. Vazelina së pari shkrihet në avull të ujit, e më pas përzihet me përbërësit e tjerë. Kur ta fitoni një masë unike, qiteni atë në kutinë ku do ta ruani. Vihet dy orë para se të bini në gjumë. Kremi i bërë në shtëpi më së miri është që të ruhet në frigorifer. 

(Kosova Sot Online)