Vjedhësit e energjisë… si t’i shmangni ata

  • 22 October 2019 - 12:01
Vjedhësit e energjisë… si t’i shmangni ata

Bëhu valvula e sigurisë së dikujt | Ka njerëz që na përdorin ekskluzivisht çdo ditë si një valvul sigurie. Ata nuk bëjnë asgjë tjetër veçse ankohen, merren me thashetheme. Kjo është një marrëdhënie e vendosur gabuar, që na heq forcën tonë mendore. Për shkak të tensioneve të vazhdueshme, që jemi të detyruar t’i nënshtrohemi, energjia pozitive vdes ngadalë.

Të kesh llogari të papaguara | Cilido qoftë “problemi në pritje” (një faturë, kthimi i një kredie të marrë), është mirë ta paguani sa më shpejt që të jetë e mundur. Pezullimi i pagesës heq energjinë dhe vitalitetin. Kjo është si një thirrje që shqetëson.

Premtime të pambajtura | “Çdo premtim është një borxh”, kështu thotë një proverb i famshëm. Mos mbajtja e tij bën t’ia mbathë e gjithë energjia pozitive. Prandaj angazhimi duhet të nderohet ose modifikohet. Asgjë nuk duhet të lihet pezull.

Të jesh gjithmonë “në nxitim” | Duke qenë gjithmonë me nxitim, duke ndjekur detyra të panumërta ditore, merr energji, e cila është thelbësore për organizimin dhe planifikimin. Këshilla është që t’ua delegojmë njerëzve të besuar për t’iu kushtuar vetes.

Të jesh gjithnjë në lëvizje | Ka njerëz gjithmonë në lëvizje, gjithmonë duke kërkuar diçka për të bërë. Është një mënyrë jetese thellësisht e gabuar. Në fakt, energjia është e përqendruar edhe duhet edhe nuk duhet. Është e domosdoshme, që të mos humbasim energjitë, duhet të dimë kur është koha e duhur për të marrë një pushim.

Evitoni çrregullimin | Çrregullimi i bërë pa kuptim ose kriter përthith një sasi shumë të madhe energjie. Ai përfaqëson vështirësitë tona të brendshme. Derisa t’i përballoni, do të humbni energji.

Të hash pa vëmendje | Ushqimi i rrugës ul nivelin tonë të energjisë personale.

T’ia mbathësh nga përgjegjësitë | Largimi nga përgjegjësitë dhe shqetësimet është shumë e lehtë dhe në shumicën e kohës jemi të tunduar ta bëjmë këtë. Megjithatë, realiteti nuk ndryshon. Sa më shpejt të përballeni, aq më mirë është.

T’i bësh rezistencë jetës | Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe ky duhet të jetë një koncept i qartë për të gjithë. Ta bësh këtë të vërtetë, hap perspektiva shumë më tepër. Nuk ka të bëjë me dorëzimin apo heqjen dorë, por me luftën kundër diçkaje që nuk na përshtatet.  

Pakënaqësia dhe dhimbja që gllabërojnë | Zemërimi dhe pakënaqësia me kalimin e kohës vrasin. Sidomos në nivelin e energjisë. Falni dhe bëni paqe, kjo është këshilla për të shmangur shpërndarjen e energjisë pozitive.

(Kosova Sot Online)