Ja si mund të ndikojë gjumi në bukurinë tuaj

  • 23 October 2019 - 10:15
Ja si mund të ndikojë gjumi në bukurinë tuaj

Përfitimet që mund t'i merrni nga gjymi i rehatshëm janë aq të shumta në numër, saqë nuk ka produkt të bukurisë që mund t'i sjellë përfitime më të mëdha lëkurës dhe bukurisë suaj sesa një gjumë i rehatshëm. Më poshtë kemi renditur disa gjëra që doemos duhet t'i zbatoni, nëse dëshironi të përfitoni nga gjumi.

GJUMI I REHATSHËM NDIKON NË LËKURË

Fjetja e mjaftueshme mund t'ju ndihmojë në reduktimin e akneve. Për më tepër, një studim i bërë së fundmi ka treguar për ndërlidhjen që ka gjumi me plakjen e parakohshme. Pjesëtaret e studimit, të cilat nuk kanë fjetur mjaftueshëm, kanë treguar shenja plakjeje shumë më herët sesa ato që kanë mbushur orët e parapara me gjumë.

FLINI NË SHPINË!

Nëse flini në stomak atëherë ka mundësi që kolagjeni në fytyrën tuaj të dëmtohet, duke reduktuar kështu elasticitetin e lëkurës, gjë që ndikon në shfaqjen e parakohshme të rrudhave në fytyrë.

KONTROLLOJENI POZICIONIN!

Një gjë shumë e rëndësishme që duhet ta keni parasysh para se të flini është të vendoseni në një pozitë optimale, në mënyrë që gjaku juaj të qarkullojë lirshëm. Nëse ëndërroni të zgjoheni me mollëza të kuqe, sigurohuni që koka dhe qafa juaj janë të vendosura në pozicion të atillë që mundësojnë depërtimin e lehtë të oksigjenit.

SHMANGNI PRODUKTET E DËMSHME!

Minimizoni kafeinën, alkoolin dhe nikotinën, pasi që këta përbërës ndikojnë në orarin e gjumit, duke bllokuar disa mekanizma truporë që ju ndihmojnë të flini.

FLINI ME MASKË PREJ MËNDAFSHI!

Lëkura përreth syve është pjesa më delikate e lëkurës së fytyrës, andaj fjetja me maskë prej sateni ose mëndafshi është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme. Maska jo vetëm që ndikon në reduktimin e qeskave përreth syve, mirëpo ndikon edhe në parandalimin e kontaktit të dritës me sytë tuaj.

(Kosova Sot Online)