Maska natyrale për drejtim të flokut

  • 23 October 2019 - 18:02
Maska natyrale për drejtim të flokut

Në vend të hekurit që shkatërron flokun tuaj dhe e bën më të thatë, më lehtë të thyeshme, mund të provoni një mënyrë tjetër të rrafshimit të flokut.

PËR KËTË MASKË JU NEVOJITEN:

• 1 lugë vaj ulliri; • 1 lugë vaj ricini; • 1 lugë vaj nga bima rrodhe (lat: • Arctium lappa L); • 1 lugë vaj luledielli; • 1 lugë mjaltë; • Të verdhët e një veze.

PËRDORIMI:

Maskën e aplikoni në flokun e pastër dhe të lagësht. E mbani një orë më pas e shpëlani si zakonisht. Nëse keni flokë shumë të ndryshëm, kjo maskë nuk ju sugjerohet, në të kundërtën u shkon për shtati të gjitha llojeve të flokut.

SI VEPRON:

Këta përbërës flokut i ofrojnë hidratim. Do të ishte mirë të përdorni edhe prej për flokë, që e mban atë të shëndetshëm. Nëse përdorni prodhime për të pasur flokë më me stil, provoni të mos i aplikoni për çdo ditë, sepse sikurse edhe hekuri ngjashëm edhe ato prodhime e dëmtojnë flokun. 

(Kosova Sot Online)