Trendet e grimit për festat e fundvitit

  • 24 October 2019 - 09:07
Trendet e grimit për festat e fundvitit

Me afrimin e festave të fundvitit të gjitha dëshirojmë të dukemi sa më bukur, por nuk kemi shumë kohë për të gjetur inspirimin në këtë aspekt. Ja disa pamje që mund t'ju ndihmojnë të dukeni elegante dhe festive.

BUZËT E KUQE KLASIKE

Reese Witherspoon është shembulli i parë që rregullat e bukurisë janë bërë për t'u thyer duke krijuar një pamje elegante edhe në sy, edhe në buzë. Ajo ishte e pranishme në Festivalin e Filmit në Londër me këtë pamje dhe tha: 'Pasi që fustani ishte më i thjeshtë, pata mundësi që të krijoja një pamje me grim më intensiv, duke kombinuar llajnerin me ngjyrë të kaltër të errët me një ngjyrë të kuqe të ndezur në buzë'.

BUZËKUQI

Për të pasur një pamje më glamuroze si të një ylli italian të filmit, artisti i grimit Nick Barose arriti të përdorte koleksionin e ri të grimit nga 'Gucci', duke i dhënë Gugu Mbatha Raw-it një pamje të mahnitshme për premierën e saj të filmit 'Beyond the Lights'. "E tëra që ju duhet të bëni është të mbani pjesën tjetër të grimit të thjeshtë, por të fokusoheni vetëm te buzëkuqi për t'i theksuar mollëzat tuaja dhe të përfundoni pamjen me grim të errët në sy ngjashëm me Sophia Loren-in.

LËKURA ME NGJYRË BRONZI

Vetëm pse është ftohtë jashtë nuk do të thotë që ju duhet të sakrifikoni atë shkëlqimin veror të lëkurës suaj. Mund të përdorni bronzuesin duke e kombinuar atë me llajner në stilin 'cat eye', sikur Jessica Alba. Për ta arritur këtë pamje artistja e grimit, Quinn Murphy, ka përdorur një bronzues nga 'NARS', për t'i dhënë dimension. Më pas ajo ka përdorur një llajner më të trashë nga 'Estee LAuder', duke e zgjatur pjesën e jashtme te këndet e syve.

HIJA E KALTËR E SYVE

Pse të mos e ndryshoni pak ngjyrën, me të cilën e krijoni stilin 'smoky' në sytë tuaj si Camilla Belle? Për të tërhequr vëmendjen drejt syve tuaj ju duhet të përdorni hije shumë të hapur të kaltër deri në pjesën e vetullave, e më pas të përdorni një hije të kaltër më të errët mbi kapakun e syve dhe në pjesën nën qerpikët e poshtëm.

BUZËT ME NGJYRË TË HAPUR

Ngjyra vibrante rozë që ka zgjedhur për pamjen e saj Odeya Rush do t'i japë fytyrës suaj një pamje më të freskët. Lejoni që buzët tuaja të kenë vëmendjen, duke mbajtur pjesën tjetër të grimit shumë të thjeshtë.

LLAJNERI I PURPURT

Grimi i syve vibrant si mund të shihet edhe në rastin e Amber Heard-it do të ndriçojë pamjen tuaj brenda minutave, sidomos nëse fustani juaj është me ngjyrë të errët. "Kemi theksuar sytë e saj me një hije të purpurt dhe një laps me të njëjtën ngjyrë, për të vazhduar më pas me maskarë të zezë për t'ia dhënë një pamje më dramatike", tha artistja e saj e grimit Katey Denno. Buzët preferohet të kenë një ngjyrë neutrale.

NGJYRA E VISHNJËS PËR SYTË

Flokëkuqe kini vëmendje: 'Kam dëshiruar të krijoj një pamje që do të përshtatet me tiparet e fytyrës së Emma-s dhe që do të kompletonte ngjyrën e kuqe të flokëve të saj, por në të njëjtën kohë edhe ngjyrën e gjelbër të errët të fustanit të saj", tha artisti i grimit të Emma Stone-it, Rachel Goodëin. "Kam luajtur me tene të ndryshme, duke përdorur ngjyrë vishnje të errët në sytë e saj, ngjyrë rozë të lehtë në faqet e saj dhe një ngjyrë rozë të errët në buzët e saj".

HIJA ME SHKËLQIM

Nëse kërkoni një mënyrë të thjeshtë për të shkëlqyer në Natën e Vitit të Ri, hija me shkëlqim në sy do t'ju jap një elegancë të mjaftueshme. Për ta krijuar këtë pamje, artistja e grimit, Lisa Storey, ka përdorur ngjyrën rozë të hapur nga 'Tom Ford Eye color Quad Seductive Rose'. Në kapakun e syrit ka përdorur ngjyrën e lehtë, ndërsa për këndet e jashtme një ngjyrë më të errët në të kuqe.

STILI 'SMOKY'

Supermodelja Lily Aldridge është shembulli më i mirë për një stil 'smoky' të grimit të syve. Artisti i saj i grimit, Robert Sesnek, e ka arritur në mënyrë të përkryer të krijojë bazën e duhur për një stil të tillë. Ai ka filluar duke e lënë lëkurën dhe ngjyrën e buzëve shumë neutrale, në mënyrë që sytë të kenë vëmendjen. Më pas i ka vijëzuar sytë me ngjyrë të zezë e mbi këtë ngjyrë ka përdorur edhe një laps të hirtë. Në fund e ka zgjedhur një hije të errët për ta përfunduar pamjen dhe sigurisht një maskara voluminoze.

BUZËT ME NGJYRË QERSHIE

Kjo ngjyrë do t'ju shtojë glamurin në çfarëdo veshjeje që keni. Megan Fox e ka lënë fokusin te buzët e saj, duke e mbajtur pamjen e thjeshtë me lëkurë të pastër dhe grim minimal në sy. "Është shumë e rëndësishme që të mos përdorni shumë grim në sy vetëm një vijë shumë të hollë të llajnerit dhe pak buzëkuq në mollëzat e saj.

(Kosova Sot Online)