Këshilla për kujdes ndaj lëkurës gjatë ditëve të ftohta

  • 25 October 2019 - 08:42
Këshilla për kujdes ndaj lëkurës gjatë ditëve të ftohta

Nëse jeni në mesin e femrave që kanë lëkurë të ndjeshme, atëherë me siguri që i urreni ditët e ftohta. Mirëpo, ju pëlqeu apo jo, dimri po troket, andaj edhe ju duhet të merrni masat preventive, në mënyrë që lëkura juaj të mos vuajë gjatë dimrit.

1. PËRDORNI MË TEPËR ZBUTËS!

Këshilla e parë për femrat me lëkurë të ndjeshme është që gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit t'i kushtojnë më tepër rëndësi zbutjes së lëkurës. Përdorimi i zbutësve është një proces që nuk duhet lënë anash asnjëherë, mirëpo në këto ditë të ftohta, lëkura ka shumë më tepër nevojë për ta.

2. PROVONI ACIDIN SALIKLIK!

Një ekspert i lëkurës rekomandon përdorimin e kremrave që përmbajnë acid salicilik. Eksperti në fjalë ka thënë që përdorimi i këtyre kremrave ndikon në rritjen e lagështisë së lëkurës, gjë për të cilën lëkura ka nevojë shumë gjatë kësaj periudhe.

3. SA MË PAK RROBA TË TRASHA

Ditët e ftohta të dimrit dhe të vjeshtës ua imponojnë në një farë mënyre që të vishni rroba të trasha, mirëpo një gjë e tillë është shumë e dëmshme për lëkurën tuaj, pasi që shkakton djersitje të vazhdueshme dhe nuk lejon zhvillimin e mirëfilltë të procesit të hidratimit.

4. VIZITONI DERMATOLOGUN!

Nganjëherë asnjë këshillë në botë nuk funksionon për femrat me lëkurë të ndjeshme, andaj gjëja më e përshtatshme që mund ta bëni është ta vizitoni dermatologun. Eksperti i këtyre çështjeve mund t'ju furnizojë me këshillat më të përshtatshme për kujdes ndaj lëkurës, andaj mos hezitoni ta bëni një vizitë të tillë. 

(Kosova Sot Online)