Inspirohuni nga yjet për stilet festive të flokëve

  • 25 October 2019 - 16:10
Inspirohuni nga yjet për stilet festive të flokëve

Tani, kur festat e fundvitit po afrohen, të gjitha femrat kërkojnë të gjejnë inspirim te të famshmet, në mënyrë që të duken sa më bukur në ahengjet e shumta që organizohen për festat e fundvitit. Për t'jua lehtësuar punën, ne ju kemi sjellë disa nga stilet më të përshtatshme për këto festa.

FLOKËT E SHKURTËR

Jennifer Hudson Një gjë që ka rënë shumë në sy gjatë kësaj periudhe në Hollivud është shkurtimi i flokëve. "Gjëja më e mirë për flokët e shkurtër është që mund të krijosh stile të shumta dhe është shumë e lehtë për t'i menaxhuar", ka thënë Jennifer Hudson. Preferohet që femrat me flokë të shkurtër, gjatë festave të fundvitit të anojnë nga stilet e çrregullta të flokëve.

STILI BISHTKALI

Rooney Mara Ky stil është shumë i ngjashëm me stilin e flokëve të përdorur në vitet e 1990-a, ndërsa dallimi i vetëm është që ky stil është më i lëmuar dhe nuk lë as edhe një fije jashtë. Për të krijuar stilin e flokët të ngjashëm me atë të Rooney Mara-s, pasi t'i lidhni flokët në rrënjë, i lidhni ato edhe në mes dhe në fund të grumbullit të flokëve.

STILI GJYSMË-BISHTKALI

Lily Collins Triku për krijimin e këtij stili të flokëve është që fillimisht flokët të drejtohen, duke u ndarë paraprakisht në sektorë të vegjël, e më pas tërheqja e disa sektorëve në pjesën e pasme të kokës, duke krijuar stilin që mund të shihet në flokët e Lily Collins-it.

STILI TOPUZ NË KURORË TË KOKËS

Amanda Seyfried Stili i fundit për nga radha, mirëpo jo edhe për nga rëndësia, është stili topuz i krijuar në kurorë të kokës, stil ky shumë i përshtatshëm për netët festive. E veçantë e këtij stili është që duhet t'i mblidhni të gjithë flokët, duke mos lënë as edhe një fije të vetme jashtë flokëve të mbledhur.

STILI TOPUZ ME SHUMË BISHTALECA

Jennifer Lawrence Bishtalecat nuk kanë pse të jenë të komplikuar. Fillimisht, mblidhni flokët e poshtëm duke i lidhur në pjesën e pasme të kokës për të krijuar stilin topuz, ndërsa me pjesën e epërme të flokëve krijoni bishtaleca dhe i lidhni mbi flokët me të cilët keni krijuar stilin topuz. Rezultati përfundimtar duhet të jetë i ngjashëm me atë të Jennifer Lawrence-t.

(Kosova Sot Online)