Ja çfarë kuptimi ka, kur shihni në ëndërr një gjarpër

  • 28 October 2019 - 13:34
Ja çfarë kuptimi ka, kur shihni në ëndërr një gjarpër

Ndonjëherë ëndrrat zbulojnë diçka për ju që, në një nivel të vetëdijshëm, nuk jeni i sigurt që mund ta shprehni. Për shembull, ju ëndërroni një ose më shumë gjarpërinj dhe ndjeni frikë ose tërheqje ndaj tyre. Në këtë udhëzues të shkurtër, ne do të përpiqemi t’ju shpjegojmë se çfarë do të thotë të ëndërroni për ta dhe si pavetëdija juaj po përpiqet t’ju dërgojë një mesazh.

Le të fillojmë duke thënë se ëndrrat zakonisht paraqesin manifestimin e nënvetëdijes tuaj dhe se normalisht tentojnë të dërgojnë mesazhe të rëndësishme për situatën në të cilën gjendeni, duke iu përgjigjur vazhdimisht (por në mënyrën e vet) një pyetje që ju i bëni vetes kur jeni zgjuar, pak a shumë direkt. Shpeshherë ëndërrojmë të dashurit, ish-të dashurat, kafshët ose ngjarjet vërtet të çuditshme.

Në këtë artikull analizojmë simbolin e gjarprit, i cili, sipas interpretimit frojdian, paraqet para së gjithash një koncept falik – i lidhur në imagjinatën kolektive me seksualitetin dhe pjellorinë. Sidoqoftë, për një lexim më të mirë të simbolit, është thelbësore të shihet ëndrra e gjarprit në kontekstin e saj dhe të bëhet një analizë e përgjithshme e situatës. Nuk është për t’u habitur, ndër kuptimet më të përhapura ekziston edhe ai biblik, që e sheh gjarprin si një kafshë hipokrite dhe malinje.

Në varësi të mjedisit dhe rrethanave në të cilat keni ëndërruar një gjarpër, këto janë leximet më klasike:

– Ëndërrimi i një gjarpri në bar do të thotë të kesh së brendshmi një ndjenjë mosbesimi të fortë ndaj asaj që të rrethon dhe një formë zilie për atë që nuk mund ta kuptosh;

– Një gjarpër që ndryshon lëkurën e tij tregon një nevojë të fortë për rinovim dhe rritje të brendshme ose të jashtme; e pandërgjegjshmja na thotë se ka ardhur koha për një moment të fortë gjallërie;

– Një gjarpër që fërshëllen tregon praninë e një personaliteti të pabesë brenda rrethit tuaj të të njohurve dhe ju fton të rrini në gatishmëri.

– Një gjarpër që na mbështjell është simbol i një seksualiteti që e keni shtypur për shumë kohë dhe që përpiqeni ta kontrolloni pa sukses të madh;

– Një gjarpër që shpëton nga ju tregon një ndjenjë lehtësimi dhe një moment çlirimi nga emocionet negative;

– Një gjarpër që ju kafshon, nga ana tjetër, tregon që po kaloni një periudhë të vështirë në jetën tuaj dhe se ndjesitë e këqija po ju sulmojnë deri sa ju lënë pa frymë;

– Ëndrra sikur jeni duke shtypur një gjarpër ju sjell përsëri në nevojën për të mbajtur instinktet e caktuara në fre, apo edhe për të luftuar kundër kritikave të pajustifikuara që dikush (ose ju vetë) po bën ndaj jush;

– Nëse shihni shumë gjarpërinj së bashku do të thotë se jeni në një moment shumë të veçantë të jetës, me një konfuzion të madh psikologjik dhe emocional dhe i karakterizuar nga pavendosmëria dhe frika e shtypur për një kohë të gjatë.

– Një tjetër element për t’u marrë parasysh kur ëndërroni një gjarpër është ngjyra. Për shembull, ëndërrimi i një gjarpri të zi tregon disa anë të pavetëdijës që duan të dalin në sipërfaqe. Të ëndërrosh një të kuq tregon një gjendje frike nga realiteti. Një gjarpër i bardhë tregon një lloj “anomalie”, ose një sjellje të ndryshme nga e zakonshmja, dhe e dyshimtë për dikë që keni njohur për një kohë të gjatë dhe për të cilin gjithmonë keni pasur respekt dhe besim.

(Kosova Sot Online)