Humbja e nënës ishte si humbja e një pjese të shpirtit

  • 29 October 2019 - 12:23
Humbja e nënës ishte si humbja e një pjese të shpirtit

Çdo lamtumirë për një të dashur është një dhimbje, një mungesë. Por të humbasësh nënën do të thotë shumë më tepër. Do të thotë të humbasim një pjesë të shpirtit tonë. Më të thellin, ndoshta, më të vjetrin.

Jo, përballja e zisë nuk është e lehtë. Ne nuk jemi të gatshëm ta bëjmë atë dhe nuk do të jemi kurrë. Edhe kur është kulmi i një sëmundjeje të gjatë, kur fjala lamtumirë lëkundet rreth nesh, ne nuk jemi gati dhe nuk mund të jetë kur nëna po largohet.

Në një moment të vetëm ne e gjejmë veten duke humbur gjithçka. Atë që na dha jetë dhe na rriti me dashuri. Shoqja jonë e parë, udhëzuesja për hapat tanë, bashkëpunëtorja e ëmbël e sjelljeve tona. Njeriu ynë më i besuar.

Dhe është nëna ajo që e bën shpirtin tonë të rritet, piqet dhe pasurohet , përmes shembujve të saj, përkëdheljeve dhe qortimeve të diktuara vetëm nga dashuria dhe dinjiteti. Kur ne jemi të detyruar të themi lamtumirë… bashkë me të ikën dhe një pjesë e jona.

Humbja e një nëne do të thotë të humbësh një pjesë të vetes

Humbet një pjesë e asaj sigurie të fituar, papritur e gjejmë veten të humbur, më të brishtë. Njësoj si momenti kur kemi ndërmarrë hapat e parë, por kësaj radhe pa mbështetjen e asaj dore miqësore. Humbja e nënës është dhimbje. Një dhimbje me të cilën ne do të mësojmë në mënyrë të pashmangshme të jetojmë së bashku, por që do të zgjasë një jetë. Ajo do të jetë prezente më e gjallë se kurrë në raste festive, duke parë atë karrige boshe me sy të mbushur e lot dhe një lëmsh të bërë në fyt.

Kur instiktivisht ngremë telefonin për të dëgjuar zërin e saj, për t’i treguar për veten, por nga ana tjetër ka vetëm heshtje. Kur në mbrëmje e gjejmë veten vetëm dhe duke parë qiellin do ta kërkojmë midis yjeve dhe do t’i kushtojmë asaj lutjen tonë më të bukur. Humbja e një nëne është e gjithë kjo dhe shumë më tepër, pasi largohet një pjesë e shpirtit tonë.

(Kosova Sot Online)