Cilat ngjyra u shkojnë për shtati thonjve të shkurtër?

  • 31 October 2019 - 09:18
Cilat ngjyra u shkojnë për shtati thonjve të shkurtër?

Zgjedhja e ngjyrës varet nga gjatësia e thonjve, por edhe nga efekti që dëshironi ta arrini. Kur thonjtë të jenë të shkurtër, thuajse për ta edhe nuk ka rregulla, sepse shkaku i gjatësisë "durojnë" të gjitha nuancat. Te kjo gjatësi përmes ngjyrës mund të arrini shumë efekte. Përmes një manikyri që ju përshtatet, thonjtë do të duken elegantë, me llak transparent ju dhuroni shkëlqim e me nuanca të errëta në mënyrë vizuale thonjtë do t'i zgjatni.

Përparësia e thonjve të shkurtër është se mund të shmangni kurthet. Në fakt, derisa llaku i kuq në thonj të gjatë mund të duket luksozë nga njëra anë, nga ana tjetër mund të duket i lirë. Te thonjtë e shkurtër të pakta janë gjasat se do të duken keq. Natyrisht me kushtin që thonjtë e dorës të jenë të përkujdesur. Nëse përcaktoheni për nuanca të errëta apo të ndritshme, kjo varet nga shija juaj personale, por me rëndësi është ta dini se me zgjedhjen e dëshirën në thonj të shkurtër mund ta arrini efektin e caktuar.

LLAKU I ERRËT

Edhe pse ndoshta jeni të bindur që nuancat e errëta në thonj të shkurtër në mënyrë vizuale i shkurtojnë edhe më shumë ata, me një fshehtësi të thjeshtë mund ta arrini efektin e kundërt. Në fakt, nëse dëshironi që t'i zgjatni thonjtë në mënyrë vizuale, llaku i errët është zgjidhja ideale. Kujdes që llakun të mos e vendosni deri në majën e thoit, sepse arrini efektin e kundërt.

LLAKU TRANSPARENT

Llaku transparent është zgjedhje e duhur nëse dëshironi një shkëlqim diskret, por edhe nëse ngjyrosni thonjtë derisa jeni për ngut. Në fakt, te llaku transparent mund të gaboni sikurse për shembull te llaku i kuq, i cili kërkon një dorë të qetë dhe të përqendruar. Efekti që dhurohet është thonj të shkëlqyeshëm për sa hap e mbyll sytë.

NGJYRAT E KOMBINUARA

Ngjyrat e buta janë kompromis i përsosur midis llakut transparent dhe atij të errët, e në paletën e gjerë të ngjyrave do të hasni në nuancën, e cila ju pëlqen. Për dallim nga llaku i errët, dhurojnë dukje më natyrale dhe më lehtë vendoset, pasi që parregullsitë e imëta nuk vërehen, sidomos te nuancat e errëta. Efekti është tërheqës dhe nuk bie shumë në sy.

ÇFARË DUHET PASUR KUJDES?

Përderisa thonjtë e shkurtër "durojnë" të gjitha ngjyrat, disa trendë dhe lojërat me ngjyra duhet shmangur. Manikyri i rrumbullakët, thonjtë e ndarë dhe manikyri i kundërt francez kërkojnë një gjatësi të caktuar të thonjve. Pa marrë parasysh a pajtoheni apo jo, për bukurinë e thonjve më i rëndësishmi është kujdesi, që përfshin hidratimin dhe formësimin e tyre. Gjithçka tjetër është punë e shijes dhe gardërobës.

(Kosova Sot Online)