Keni blerë pudër të gabueshme?

  • 31 October 2019 - 18:02
Keni blerë pudër të gabueshme?

Ja çka mund të bëni në një rast të tillë Kur ta blini grimin, vëmendjen më të madhe duhet kushtuar përzgjedhjes së pudrës adekuate të lëngët. Personave me lëkurë të tharë më së miri iu përshtatet tipi hidratues i pudrës, me efekt "dewy"; atyre me lëkurë të yndyrshme ua preferojmë bazën e lëngët me efekt mat; derisa personave me lëkurë të përzier ua preferojmë pudrën hidratuese dhe pudrën e ngurtë në pjesët që shkëlqejnë shpejt.

ÇKA TË BËNI PASI KENI BLERË PUDËR TË GABUESHME?

Nëse keni blerë pudër me efekt 'dewy', që nuk përshtatet me lëkurën tuaj, atëherë mund t'i bëni dy gjëra. Ose, pas aplikimit të kësaj pudre të lëngët, të veni pudër të ngurtë. Zgjidhja e dytë është që të blini "prajmer" me shenjën 'mat', duke e përzier me bazën kozmetike me rastin e vënies. Keni blerë pudër me efekt mat, që nuk ju përshtatet me lëkurë? Atëherë në bazën tuaj përziejeni kremin hidratues, apo vajin, i cili është i përshtatshëm për fytyrë.

Pudra është tepër e errët për ju? Përpos që mund ta ruani për trup, kur ta keni një lëkurë të rrezitur, mundeni edhe ta përzieni atë me krem për fytyrë dhe ta veni me takëm të veçantë. Ne ua preferojmë një shpuzë të lagët. Pudra është tepër e ndritshme për ju? Nëse është pak më e ndritur sesa që duhet, pasi që ta veni, në fytyrë veni edhe bronzues. Nëse është tepër e ndritshme, atëherë përdoreni atë për zbardhje të fytyrës, ashtu që do ta përdorni përgjatë hundës, në mjekër, në ballë dhe në mollëza të faqeve. 

(Kosova Sot Online)