Shtatë mënyra për ta shmangur lëkurën e thatë gjatë dimrit

  • 03 nëntor 2019 - 08:14
Shtatë mënyra për ta shmangur lëkurën e thatë gjatë dimrit

Dimri dhe lëkura nuk janë edhe aq miq të mirë. Gjatë kësaj periudhe kohore, beteja me lëkurën e thatë është e pashmangshme. Në vijim ju paraqesim këshillat për ta ndaluar dimrin ta dëmtojë lëkurën tuaj.

HIDRATIMI

Përdorni prodhime, të cilat i përshtaten llojit të lëkurës suaj. Përdorni qumësht për trup dhe krem për fytyrë menjëherë pas pastrimit. Në këtë mënyrë lëkura juaj përmban më shumë lagështi që ndikon në përmirësim.

VAZELINA ËSHTË MIKU MË I MIRË

Keni thembra të thara, bërryla dhe gjunjë? Këtë prodhim përdoreni gjatë gjithë dimrit. Mund ta përdorni si balsam për buzë, krem për thembra dhe për largimin e grimit. Mundet gjithçka të rregullojë.

KREMIN PËR DUAR MBAJENI KUDO

Ruani duart tuaja. Le të jenë të buta dhe kështu që mbani kremin për duar.

MOS BËNI DUSH ME UJË TË NXEHTË!

E dimë se dimrit është mirë të bëjmë dush me ujë të ngrohtë, por kjo në masë të madhe e than lëkurën. Uji i nxehtë largon vajin natyral të lëkurës, e sa më pak vaj, më e tharë është lëkura.

BUZËVE BËJUNI MASAZH PËR DHËMBË!

Askush nuk pëlqen buzët e pëlcitura. Me brushë të dhëmbëve do të largoni qelizat e vdekura, duke zbukuruar buzët.

KREMI PËR LARGIMIN E GRIMIT

Përdorni losion për largimin e grimit, i cili përmban shumë kremra. Lehtë do ta hiqni grimin dhe do ta shmangni çrregullimin shtesë. Ky krem po ashtu lëkurën tuaj e zbut dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave.

MOS I DEPILONI KËMBËT SHPESH!

Qimet ndoshta janë të tmerrshme, por nuk keni pse t'i hiqni për çdo ditë. Nuk ka rëndësi nëse e bëni këtë me zhilet apo me dyllë, pasi që mund të hiqet një pjesë e lëkurës dhe vjen deri te pëlcitja.

(Kosova Sot Online)