Ja si duhet t’i trajtoni aknet cistike

  • 04 November 2019 - 12:27
Ja si duhet t’i trajtoni aknet cistike

Aknet cistike janë të futura thellë në lëkurë, andaj shtrydhja e tyre është pothuajse e pamundur. Në situatë të tillë gjëja e vetme është që të kujdeseni për to, duke u munduar që nëpërmjet rrugëve alternative ta gjeni mënyrën e zhdukjes së tyre  

Higjiena

Fillimisht duhet t’i kushtoni shumë rëndësi higjienës suaj, duke e pastruar fytyrën të paktën dy herë në ditë, për t’u mos u dhënë shanse baktereve që të krijojnë çerdhe në lëkurën tuaj. Pasi ta keni pastruar lëkurën, atë mund ta trajtoni me pastrues, që nuk përmban yndyrë, për t’i mbytur kështu bakteret ekzistuese.

Ilaçe alternative 

Para se të shkoni në shtrat, vendoseni pastë dhëmbësh mbi akne, pasi që pasta e dhëmbëve ndikon në zvogëlimin e akneve cistike. Ilaçe natyrale për trajtimin e akneve cistike janë edhe soda e bukës dhe aspirina. Fillimisht shtypni mirë aspirinën, përziejeni me sodë buke dhe përzierjes së fitua shtojani pak ujë për të krijuar një pastë të trashë. Me këtë pastë trajtojini aknet cistike, duke e lënë pastën të qëndrojë për 10-15 minuta (deri sa të thahet), e më pas lëkurën e pastroni me ujë të vakët.

Këshilla për mënyrën e jetesës

Flini mjaftueshëm dhe konsumoni shumë ujë. Ushtroni rregullisht dhe qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë shumë yndyrë. Nëse keni mundësi, shmangini edhe alkoolin dhe duhanin. Një ndikimtë madh në shfaqjen e akneve cistike e luan edhe stresi, andaj mundohuni ta reduktoni në maksimum.  

(Kosova Sot Online)