Si ti fryeni buzët për 30 sekonda!

  • 04 November 2019 - 17:53
Si ti fryeni buzët për 30 sekonda!

Buzët e ndjeshme, të plota dhe të bukura, nuk janë ëndërr, janë këtu dhe mund t'i keni pa silikon apo mbushje. Në fakt, krejt çfarë ju nevojitet vetëm disa minuta, fshehtësi praktike dhe laps cilësor për buzë. Ekspertët e grimit theksojnë se konturimi i buzëve nuk është punë e rëndë, derisa premtojnë efekt të hatashëm dhe dukje të bukur. Pra, përbëhet në tre hapa të thjeshtë:

1. Merrni laps për buzë në dy nuanca. Mund të përdorni dhe buzëkuq, por lapsi është shumë më preciz dhe japin shenjë më intensive dhe më mirë theksojnë këndet e buzëve. Brendësinë e buzëve mbusheni me lapsin me nuancë më të ndritshme.

2. Këndet e jashtme dhe krijoni një kornizë me lapsin me nuancë të errët. Lehtas ngjyrosni buzët, derisa të arrini te pjesa e brendshme e buzëve, kur nuanca e errët dhe ajo që tashmë e keni aplikuar duhet të takohen.

3. Ende nuk është gati! Lapsin në nuancën e errët duhet ta aplikoni edhe në brendësinë e buzës së poshtme nga të dyja anët, por shmangni mesin.

4. Me gishtërinj ose brushën për grim përzieni ngjyrën.

5. Për dukje sa më dramatike, thjesht shtoni edhe pak nuancë më të ndritshme në brendësi dhe errësoni këndet. 

(Kosova Sot Online)