Këshilla për t'i luftuar rrudhat vendosni bazë bezhë!

  • 05 November 2019 - 09:22
Këshilla për t'i luftuar rrudhat vendosni bazë bezhë!

Rrudhat herët a vonë do të shfaqen në lëkurën e fytyrës pa marrë predispozitat gjenetike, mënyrës së shëndetshme të jetës apo kremrave që i përdorni. Në vijim ju paraqesim disa këshilla, të cilat që sot mund të filloni t'i aplikoni për të ngadalësuar theksimin e rrudhave.

VITAMINA C

Gjatë përdorimit të kremit për fytyrë, kini kujdes përmbajtjen. Vitamina C njihet për antioksiduesit e fortë që posedon dhe në largimin e radikaleve të lira nga fytyra. Vitamina C shton prodhimin e kolagjenit që mbron fytyrën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, madje edhe në dimër. Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia për shfaqjen e rrudhave, por edhe ndryshimeve të tjera në lëkurë, si skuqjet dhe qeskat e errëta të syve.

NË VEND TË KAFESË, PINI KAKAO

Kakao posedon antioksidues të fortë, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të lëkurës së fytyrës. Po ashtu, kakao ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut deri te qelizat e gjakut, që është parakusht për lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

FYTYRËN MOS E PASTRONI SHPESH!

Me pastrim të shpeshtë të lëkurës me ujë apo me preparate të tjera, largohet mbrojtja natyrale e lëkurës kundër rrudhave. Përmes ujit largohet lagështia natyrale dhe yndyra nga lëkura, e kjo shkakton dehidrim dhe shfaqje të rrudhave. Provoni të shmangni të gjitha llojet e sapunëve për pastrimin e fytyrës dhe përdorni preparate sa më të buta për largimin e grimit.

(Kosova Sot Online)