Maskë për fytyrë të lodhur

  • 05 November 2019 - 17:44
Maskë për fytyrë të lodhur

Lëkura reflekton secilin emocion tuajin, prandaj mos lejoni që të plaket para kohës, ndërmerrni masa. Shenjat e stresit dhe lodhjes vërehen qartë në lëkurën tuaj. Kjo është shenja më e mirë se lëkura kërkon shpëtim, e shpëtimin mund ta gjeni në miellin e misrit. Maska me këtë ushqim është ideale për lëkurën e lodhur, e lehtë mund ta përgatisni në shtëpi.

PËRBËRËSIT:

2 lugë miell misri; 3 lugë mjaltë; 1 të verdhët e vezës.

UDHËZIMET:

Përzieni të gjithë përbërësit në enë, derisa përbërësit të bashkohen mirë. Maskën e aplikoni në fytyrë dhe e lini së paku 10 minuta. Këshillë plus: Nëse përdorni miellin që nuk është tepër i bluar, do të jetë piling për lëkurën tuaj. Në këtë rast, maskën e hiqni nga fytyra me ujë të vakët, lëvizje të buta. 

(Kosova Sot Online)