Këto shenja horoskopi sundojnë botën apo drejtojnë sipërmarrje të rëndësishme

  • 07 nëntor 2019 - 08:57
Këto shenja horoskopi sundojnë botën apo drejtojnë sipërmarrje të rëndësishme

Cila është shenja e horoskopit e shefit tuaj? Ndoshta Akrepi, Luani apo Shigjetari. Sipas analizave nga Dadaviz, 195 “kokat” e qeverive nga e gjithë bota i përkasin këtyre tre shenjave. Akrepët janë më të shumtë në numër si lider krahasuar me shenjat e tjera të horoskopit. Në fakt, Akrepët përbëjnë 12% të krerve të shtetit përfshirë këtu kryeministrin australian dhe liderin e Iranit Hassan Rouhani.

Lajmi i mirë është që dhe presidentja “në tentativë” Hillary Clinton gjithashtu është një Akrep lider. Por nëse ti një një Virgjëreshë, shanset e tua për të qenë në pushtet janë më të pakta, fatkeqsisht.

“The Daily Mail” ka treguar se Luanët (Presidenti Barack Obama apo Bill Clinton) dhe Shigjetarët (Winston Churchill apo Josef Stalin) renditen të dytët me 18 liderë botëror. Ndërkohë që pasojnë Binjakët me 17 liderë botërorë, dhe pas tyre qëndrojnë Gaforret me 16 (George W. Bush apo Angela Merkel).

Dashi i cili thuhet se është entuziast, dhe Peshqit të cilët janë shenja më idealiste, ndodhen në mes të klasifikimit me 15 liderë botërorë secili.

Ujori dhe Bricjapi kanë 14 liderë botërorë, George Washington, Abraham Lincoln dhe Franklin Delano Roosevelt.

(Kosova Sot Online)