Këshilla për të përballuar më lehtë stinën e dimrit

  • 08 November 2019 - 10:54
Këshilla për të përballuar më lehtë stinën e dimrit

Tani, kur veçse jemi futur në stinën e dimrit, të gjitha femrat kanë nevojë për këshilla të përgjithshme të bukurisë, në mënyrë që të duken bukur dhe të jenë të shëndosha edhe gjatë stinës më të ftohtë të vitit

1. ZBUTËSI I LËKURËS

Njëri nga investimet më të qëlluara është blerja e një zbutësi të përshtatshëm për lëkurën e fytyrës. Moti i ftohtë di të jetë shumë i ashpër për lëkurën, sidomos për fytyrën, e cila është pothuajse gjithmonë e ekspozuar ndaj të ftohtit, andaj, mos vononi të furnizoheni me zbutës.

2. PËRDORIMI I VAZELINËS NË BUZË

Përveç lëkurës, vëmendje e madhe e madhe duhet t'i kushtohet edhe buzëve, andaj gjatë stinës së dimrit duhet të mbani vazelinë në xhepin tuaj, në mënyrë që ta aplikoni në buzë sa herë që ato thahen.

3. KUJDES ME TEMPERATURËN E DHOMËS!

Një tjetër gjë e rëndësishme është edhe temperatura në dhomën ku rrini dhe flini. Mundohuni që temperatura në dhomë të mos jetë shumë e lartë, si dhe kujdesuni të hapni dritaren herë pas here në mënyrë që në dhomë të futet ajër i freskët. Një veprim i tillë bën që lëkura juaj të jetë e mbrojtur nga thatësia.

4. KUJDESUNI PËR DUART!

Edhe duart vuajnë gjatë stinës së dimrit, andaj është shumë e rëndësishme të tregohet kujdes i veçantë edhe për to. Andaj, sa herë që keni mundësi bartni dorëza, ndërsa para se t'i vini ato në duar, aplikoni krem dhe zbutës në duar.

5. KUJDESI PËR FLOKËT

Për t'i mbrojtur flokët tuaj nga të ftohtët e dimrit është e rëndësishme që të bartni kapelë përgjatë kohës kur jeni jashtë. Një tjetër gjë e rëndësishme është edhe trajtimi i flokëve me zbutës të veçantë gjatë dimrit, pasi që flokët e zbutura janë më të qëndrueshme. 

(Kosova Sot Online)