Shtatë këshilla të rëndësishme, që do t'jua lehtësojnë rutinën e grimit

  • 08 November 2019 - 15:10
Shtatë këshilla të rëndësishme, që do t'jua lehtësojnë rutinën e grimit

Këshillat e grimit janë të mirëseardhura për të gjitha femrat, sidomos për ato që kalojnë një pjesë të madhe të ditës duke u kujdesur për grimin e tyre. Këshillat e mëposhtme do t'ju kursejnë shumë kohë dhe para, duke bërë që ju të dukeni bukur brenda një kohe të shkurtër.

1. MASKARA Njëra nga këshillat e para ka të bëjë me hedhjen e disa pikave të syve në shishen e maskarës, në momentin e parë kur maskara fillon të thahet. Pasi t'i keni hedhur 3-4 pika të syve në shishen e maskarës, tundeni mirë dhe përdoreni. Do ta vëreni që maskara do të bëhet sikur të ishte e re.

2. PËRZIENI BAZËN ME KREM! Në momentet kur keni shumë pak kohë për t'u përgatitur, mirëpo ende nuk e keni aplikuar bazën, është e rëndësishme që t'i kryeni dy punë me një rrugë. Për ta bërë një gjë të tillë është e rëndësishme ta përzieni bazën me kremin tuaj të preferuar dhe në këtë mënyrë t'i aplikoni në fytyrën tuaj.

3. "EYELINER"-I EMERGJENT Nëse keni mbetur pa "eyeliner" apo nuk arrini ta gjeni, atëherë merrni një brushë dhe skajin e saj zhyteni në maskarë, për të krijuar kështu një "eyeliner", i cili funksionon për mrekulli.

4. KUR BUZËKUQI DËMTOHET Nëse edhe juve ju paraqitet problemi nga i cili vuajnë shumica e femrave, pra, nëse buzëkuqi juaj thyhet në mes duke mos qenë më në gjendje të përdorimit, thjeshtë merreni atë dhe vendoseni para tharëses së flokëve dhe nxehtësia e liruar nga tharësja do t'ju ndihmojë që ta ngjitni buzëkuqin e dëmtuar. Nëse dëshironi, pasi t'i keni ngjitur pjesët e dëmtuara, futeni buzëkuqin në frigorifer.

5. PËRDORNI PUDËR PËR QERPIKË MË TË GJATË! Nëse nuk jeni adhuruese e qerpikëve artificialë, atëherë kjo këshillë do t'ju hyjë shumë në punë: pasi të keni vendosur një shtresë maskarë, hidhni pak pudër fëmijësh në qerpikë. Pasi që pudra të ketë pushuar për disa sekonda, vendoseni edhe shtresën e dytë të maskarës. Në këtë mënyrë qerpikët tuaj do të duken më të gjatë dhe më të plotë.

6. KËSHILLA PËR BUZË MË TË TRASHA Pasi ta keni aplikuar buzëkuqin, vendosni pak hijezues të syve apo pak shkëlqim në qendër të buzës së poshtme. Të njëjtin material -qoftë hijezuesin apo shkëlqyesin -vendoseni edhe në qendër të buzës së epërme për ta krijuar iluzionin e buzëve më të trasha.

7. MOS LEJONI QË MASKARA TË VJEN NË KONTAKT ME LËKURËN! Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa kur i shini copëzat e qerpikëve në kapakun e syve, sidomos pasi të keni kaluar shumë kohë duke aplikuar hijezuesin e syve. Herën tjetër, përdorni letër apo kartelë biznesi për të penguar kontaktin e maskarës me lëkurën.

(Kosova Sot Online)